LAJMI I FUNDIT:

Eliot Bujupi veshë fanellën e Kosovës: Sulmuesi i Stuttgartit do të përfaqësojë Dardanët

Eliot Bujupi veshë fanellën e Kosovës: Sulmuesi i Stuttgartit do të përfaqësojë Dardanët

Eliot Bujupi është afrimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar bëri të ditur se sulmuesi që luan te Stuttgarti dhe që më parë pëqrfaqësoi Gjermaninë U17, tani do të jetë pjesë e Dardanëve.


Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ademit (pa ndërhyrje):

Pata kënaqësinë që sot t’ia dorëzoj fanellën e Kombëtares së Kosovës anëtarit më të ri të ekipit dardan, Eliot Bujupi.

Ai është pjesë VfB Stuttgart dhe ishte anëtar i Kombëtares së Gjermanisë U17, ku u paraqit në 10 ndeshje.

Elioti është një prej sulmuesve më përspektiv dhe golashënues i spikatur në Bundesligën U17.

Eliotit i uroj suksese dhe mirëseardhje në Kombëtaren e Kosovës. Ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga kordinatori i Kombëtares, Isa Sadriu.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen Bujupi, e cila e ka lindur dhe rritur Eliotin në Gjermani, por e ka përgatitur atë për të veshur me krenari fanellën e Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/