LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kontakton Interin për Lautaron

Real Madridi kontakton Interin për Lautaron

Te Interi askush nuk është i patransferueshëm përballë çmimit të duhur dhe kjo vlen edhe për kapitenin Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas gjithmonë ka pasur oferta nga klubet më të mëdha evropiane dhe me këtë fakt te Interi duhet të pajtohen edhe këtë verë.

Reprezentuesi argjentinas ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku në 57 ndeshje zyrtare ka realizuar 28 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Calciomercato ka raportuar se Real Madridi ka rikthyer interesimin për sulmuesin argjentinas dhe tanimë ka kontaktuar Interin për të.

U lidh me Real Madridin, Zanetti flet për situatën e Lautaros
Lexo po ashtu U lidh me Real Madridin, Zanetti flet për situatën e Lautaros

Los Blancos janë duke kërkuar një qendërsulmues pas largimit të Karim Benzemas dhe Lautaro Martinez është i duhuri për ta mbuluar atë boshllëk.

Inter i ka kthyer përgjigje të menjëhershme madrilenëve duke iu thënë se Lautaro nuk largohet nëse nuk ofrohen së paku 100 milionë euro.

Real Madridi piketon Lautaro Martinez si sulmuesin kryesor
Lexo po ashtu Real Madridi piketon Lautaro Martinez si sulmuesin kryesor

Megjithatë këtë shumë kryeqytetasit spanjoll nuk janë të gatshëm ta paguajnë njëherë dhe palët pritet të kenë biseda të tjera për sulmuesin argjentinas.

Te Reali në listën e dëshirave për sulmin janë edhe emra të tjerë si Kylian Mbappe apo Harry Kane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori