LAJMI I FUNDIT:

E duan Juventus e Milan, por Lyoni po ia rrëmben gjigantëve italian Christian Pulisicin

E duan Juventus e Milan, por Lyoni po ia rrëmben gjigantëve italian Christian Pulisicin

Christian Pulisic është futbollisti i radhës që do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi amerikan ishte një objektiv madhor i dy gjigantëve italianë Juventus e Milan, por e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligue 1 të Francës.


Olympique Lyon së fundmi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me sulmuesin anësorë.

Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic
Lexo po ashtu Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

Lyon ka një pronar amerikan John Textor dhe ai dëshiron ta ketë një bashkëkombës në skuadër dhe Pulisic është lojtari i preferuar i tij.

L’Equipe ka raportuar se Lyon ka hapur negociatat me Chelsean për transferimin e anësorit amerikan në Ligue 1, ku 20 milionë euro do të mjaftonin që Chelsea të hiqte dorë nga Pulisic.

25-vjeçari mund të pranoj transferimin në Ligue 1, ku do të ishte një lojtar kryesor te Lyon dhe do të kishte hapësirat e duhura.

Chelsea e nxjerr në shitje, e ardhmja e Pulisic në Serie A
Lexo po ashtu Chelsea e nxjerr në shitje, e ardhmja e Pulisic në Serie A

Pulisic këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, por kryesisht si zëvendësues dhe ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Sipas gazetës franceze dy klubet janë në negociata dhe marrëveshja mund të mbyllet këtë javë. /Telegrafi/