LAJMI I FUNDIT:

Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic

Tri arsyet pse Milani dëshiron transferimin e Christian Pulisic
(Foto: Getty Images)

Bisedimet ndërmjet Milanit dhe Chelseat për Christian Pulisic po vazhdojnë, ndërsa La Gazzetta dello Sport ka përmendur tri arsye pse Rossonerët i duan shërbimet e amerikanit.

Reklama

Pas largimit të drejtorëve Paolo Maldini e Frederic Massara, Rossonerët janë duke u përgatitur për sezonin e ri, ndërsa mesfushori i Bluve është ndër shënjestrat e tyre.

Pulisic e ka pasur të kufizuar minutazhin këtë sezon dhe është në kërkim të një skuadre ku do të luajë më shumë. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij në Stamford Bridge.

Milani vazhdon përpjekjet për Pulisic
Lexo po ashtu Milani vazhdon përpjekjet për Pulisic

Sipas La Gazzetta, janë tri arsye kryesore pse skuadra italiane i do shërbimet e tij:

E para, ka më shumë se një vit prej se Milani është në kërkim të një anësori të djathtë dhe 24-vjeçari mund t’i plotësojë kërkesat e Stefano Piolit në këtë pozitë.

E dyta, Pulisic është amerikan, por ka edhe shtetësi kroate, prandaj nuk do ta zinte vendin për nga lojtarët jashtë BE-së.

E treta, duke qenë i rregullt në skuadrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transferimi i tij në San Siro do të hapte rrugë të reja për kuqezinjtë në tregun amerikan, me pronarin e ri Gerry Cardinale që synon ta zgjerojë sa më shumë brendin e Milanit jashtë fushës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Nga buja mediatike, mënyra si ndodhi dhe mesazhet e shqiptarëve: Armand Duka rrëfehet si zv.president i UEFA-s

Nga buja mediatike, mënyra si ndodhi dhe mesazhet e shqiptarëve: Armand Duka rrëfehet si zv.president i UEFA-s

Kombëtarja e Shqipërisë

"Sulmuesi që i ka munguar Chelseat, nuk duket si një lojtar që ka munguar për 11 muaj" - gazeta britanike me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Premier League
“Fadil Vokrri” mund të mos rinovohet fare, Çeku zbulon arsyet

“Fadil Vokrri” mund të mos rinovohet fare, Çeku zbulon arsyet

Përfaqësuesja e Kosovës
Nainggolan nuk ndryshon kurrë, ofendon rëndë Interin dhe tifozët zikaltër

Nainggolan nuk ndryshon kurrë, ofendon rëndë Interin dhe tifozët zikaltër

Serie A

"Nuk kemi nevojë për sulmues, kemi Armando Brojën" - Pochettino beson shumë te ylli shqiptar

Premier League
Kalo në kategori