LAJMI I FUNDIT:

Shefi i UFC-së: Përleshja midis Musk dhe Zuckerberg do të ishte më e madhja ndonjëherë në historinë e botës

Shefi i UFC-së: Përleshja midis Musk dhe Zuckerberg do të ishte më e madhja ndonjëherë në historinë e botës

Shefi i UFC-së, Dana White mendon se dueli midis Elon Musk-ut si dhe Mark Zuckerberg-ut do të shënonte “përleshjen më të madhe ndonjëherë në historinë e botës”.

Titanët e teknologjisë Musk, 51-vjeçar dhe Zuckerberg, 39 vjeç, kanë tronditur botën e sporteve luftarake këtë javë duke rënë dakord për një luftë në kafaz, transmeton Telegrafi.


White tha se kishte shpenzuar 90 minuta në telefon me shefat e teknologjisë dhe tha se “të dy e kanë shumë seriozisht” për të luftuar njëri-tjetrin.

"Më dërgo lokacionin" - Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t'u ndeshur në 'një luftë kafazi'
Lexo po ashtu "Më dërgo lokacionin" - Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t'u ndeshur në 'një luftë kafazi'

“Po flisja me Elon dhe Mark-un mbrëmë, të dy janë absolutisht seriozë për këtë”, tha White për TMZ Sports.

“Kjo do të ishte përleshja më e madhe ndonjëherë në historinë e botës. Më e madhe se çdo gjë që është bërë ndonjëherë, do të thyente të gjitha rekordet e pagesës për shikim, këta djem do të mblidhnin qindra miliona dollarë për bamirësi”.

“Nuk është e nevojshme të jesh tifoz i luftimeve që të jesh i interesuar për këtë përleshje, të gjithë do të donin ta shihnin atë. Dëgjo, nëse këta njerëz e kanë seriozisht, unë bëj zënka që njerëzit duan t’i shohin, kjo është ajo që bëj për të jetuar. Nëse ata vërtet duan ta bëjnë këtë dhe ata janë seriozë unë do ta bëja absolutisht këtë”. /Telegrafi/