LAJMI I FUNDIT:

“Më dërgo lokacionin” – Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t’u ndeshur në ‘një luftë kafazi’

“Më dërgo lokacionin” – Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t’u ndeshur në ‘një luftë kafazi’

Dy nga miliarderët e teknologjisë të profilit më të lartë në botë – Elon Musk dhe Mark Zuckerberg – kanë rënë dakord të ndeshen me njëri-tjetrin ‘në një luftë kafazi’.

Musk postoi një mesazh në platformën e tij të medieve sociale në Twitter, se ishte “për një luftë në kafaz” me Zuckerbergun, transmeton Telegrafi.


Zuckerberg, shefi i kompanisë mëmë e Facebook dhe Instagram, Meta, më pas postoi një ‘screenshot’ të postimit të Musk-ut në Twitter me mbishkrimin “më dërgo lokacionin”.

“Historia flet vetë”, tha një zëdhënës i Meta-s për BBC.

Musk më pas iu përgjigj Zuckerbergut duke i thënë për lokacionin “Vegas Octagon”.

Octagon është poligon me rrethoja i përdorur për ndeshjet e Kampionatit Ultimate Fighting (UFC). UFC është i vendosur në Las Vegas, Nevada.

Musk, i cili mbush 52 vjeç në fund të këtij muaji, gjithashtu bëri një postim tjetër në Twitter: “Kam këtë lëvizje të mrekullueshme që e quaj “The Walrus”, ku thjesht shtrihem mbi kundërshtarin tim dhe nuk bëj asgjë”.

“Unë pothuajse kurrë nuk stërvitem, përveçse i kap fëmijët e mi dhe i hedh lart”, shtoi ai.

Ndërkohë, 39-vjeçari Zuckerberg është trajnuar në Artet Marciale të Përziera (MMA) dhe së fundmi ka fituar turnetë në Jiu-Jitsu.

Debatet mes dy miliarderëve janë bërë virale derisa përdoruesit po flasin se kush do ta fitonte ndeshjen. /Telegrafi/