LAJMI I FUNDIT:

Hulumtuesja amerikane, Stradner: Vuçiq do të humb mbështetjen perëndimore, fuqia e tij do të bie

Hulumtuesja amerikane, Stradner: Vuçiq do të humb mbështetjen perëndimore, fuqia e tij do të bie

Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie.

Ajo është shprehur e shqetësuar me gjendjen e lirisë së shprehjes në Beograd derisa ka thënë se po bëhet si në Bjellorusi.


“Jam vërtet e shqetësuar për gjendjen e lirive në Serbi, e cila po kthehet ngadalë në Bjellorusinë e Lukashenkos. Çdo ditë njerëzit raportojnë se ftohen të flasin me policinë për postimet e tyre në mediat sociale”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka thënë se kjo edhe pritet nga një politikan i cili mentor e kishte Millosheviqin.

“Çfarë tjetër mund të presësh nga i mentoruari i Millosheviqit që është në pushtet tani. Por shënoni fjalët e mia, Vuçiq përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm”.

Tutje theksoi se Vuçiq është person jashtëzakonisht i prirur nga egoja dhe i mllefosur, i cili vuan nga kompleksi i epërsisë.

“Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s

Siguri
Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Dështimi për t'u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Shpresoj të mos jetë shans i humbur përgjithmonë

Lajme
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës

Lajme
Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Kosova u bë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, reagon Petkoviq

Lajme
Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin

Haradinaj: Kurti ka një zor të madh që u përball me deputetin "me shurdhues"

Politikë
Kalo në kategori