LAJMI I FUNDIT:

Pagat e mëdha të klubeve nga Arabia Saudite ndalojnë transferimin e yjeve në MLS

Pagat e mëdha të klubeve nga Arabia Saudite ndalojnë transferimin e yjeve në MLS

Kohët e fundit, Superliga e Arabisë Saudite ka rrëmbyer primatin e transferimeve, më shumë sesa Mayor League Soccer, duke pasur parasysh se ata tani po paguajnë më shumë për pagat e lojtarëve. 

Kampionati amerikan ishte më parë destinacioni për yjet e moshuar të futbollit evropian, por paratë saudite po i ndryshojnë gjërat tani.

Liga elitare saudite, tashmë ka tërhequr disa yje të mëdhenj duke përfshirë Cristiano Ronaldon.


Ata janë duke i joshur këta lojtarë në një ligë jo të njohur për cilësinë e saj, me pagat marramendëse që asnjë klub tjetër në botë nuk mund të konkurrojë.

Ronaldo u bë futbollisti me të ardhurat më të larta në botë kur iu bashkua Al Nassr në fillim të këtij viti në një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 200 milionë euro në sezon.

Që atëherë, Fondi i Investimeve Publike të shtetit saudit ka pompuar para në disa skuadra në ligë me qëllim që ta bëjë yllin portugez të parin nga disa nënshkrime yjesh.

Formacioni i frikshëm i Al Nassr për sezonin e ardhshëm nëse siguron gjashtë nënshkrime të mëdha gjatë verës
Lexo po ashtu Formacioni i frikshëm i Al Nassr për sezonin e ardhshëm nëse siguron gjashtë nënshkrime të mëdha gjatë verës

Gjithnjë e më shumë lojtarë të tunduar nga Arabia Saudite

Ndoshta nënshkrimi i radhës më i lartë i ligës saudite ka qenë Karim Benzema, i cili i dha lamtumirën Real Madridit pas 14 vitesh dhe në moshën 35-vjeçare sapo ka nënshkruar kontratën më të madhe të jetës së tij.

Francezi do të fitojë më shumë se 100 milionë euro në sezon, me Kylian Mbappe që është lojtari i vetëm jashtë Arabisë Saudite që fiton më shumë se kaq.

N’Golo Kante, 32 vjeç, i është bashkuar Benzemas në Al Ittihad, ndërsa tre nga ish-shokët e tij të skuadrës në Chelsea gjithashtu duket se do të shkojnë në Arabinë Saudite. Hakim Ziyech te Al Nassr, Edouard Mendy te Al Ahli dhe Kalidou Koulibaly te Al Hilal.

Tre futbollistë të Chelseat në pritje të zyrtarizimit në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Tre futbollistë të Chelseat në pritje të zyrtarizimit në Arabinë Saudite

Megjithatë, ndoshta lëvizja më befasuese ka qenë ajo e Ruben Neves te Al Hilal.

26-vjeçari portugez është më i riu nga yjet evropianë deri më tani që ka kaluar në futbollin saudit, me shumë pikëpyetje pse ai do të zgjidhte të bënte një ulje në nivel në këtë kohë, pavarësisht parave që ofrohen.

Messi zgjodhi MLS në vend të Arabisë Saudite

Megjithatë, nuk është një lajm i keq për MLS-në, me Lionel Messin që tregon se është ende një destinacion tërheqës në fund të karrierës për lojtarët kryesorë.

Kapiteni i Argjentinës hodhi poshtë një ofertë më fitimprurëse në Arabinë Saudite për t’u bashkuar me Inter Miami.

Gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi emra tjerë të mëdhenj që mund ta ndjekin Messin në MLS.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori