LAJMI I FUNDIT:

Bale i ofron një informacion shumë të sinqertë Messit në lidhje me MLS

Bale i ofron një informacion shumë të sinqertë Messit në lidhje me MLS
(Foto: Getty Images)

Gareth Bale i ka dhënë një këshillë shumë të sinqertë Lionel Messit duke theksuar se klubet amerikane e pranojnë shumë më mirë humbjen.

Nga anësori uellsian është kërkuar që ta bëjë dallimin për lojën nga një klub elitar në La Liga (Real Madrid) dhe kalimi në MLS (te Los Angeles FC).


Kjo pyetje i është bërë duke iu referuar transferimit të Lionel Messit te Inter Miami, pas viteve të kaluara në elitën e futbollit evropian (Barcelona dhe Paris Saint-Germain).

Bale ka thënë se atmosfera në MLS është shumë më e relaksuar në krahasim me La Ligan dhe Ligue 1.

Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e Messit te Inter Miami
Lexo po ashtu Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e Messit te Inter Miami

“Është shumë më e relaksuar. Nëse humb te Real Madridi, është sikurse bota ka mbaruar. Të kryqëzojnë. Ndihesh i zhgënjyer. Shkon në shtëpi dhe nuk je i lumtur”.

“Ata (në MLA) e pranojnë humbjen më mirë. Nuk ka pasoja. Këtu nuk bie nga liga. Kur e humb një ndeshje, shkon në tjetrën. E pranojnë shumë mirë humbjen këtu”, ka deklaruar Bale për BT Sport.

Messi pritet të debutojë për Inter Miamin më 21 korrik kundër Cruz Azul dhe tashmë kërkesat për bileta janë rritur jashtëzakonisht shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori