LAJMI I FUNDIT:

Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e Messit te Inter Miami

Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e Messit te Inter Miami
(Foto: Getty Images)

Pronari i Inter Miami, Jorge Mas, ka folur në lidhje me transferimin potencial të Lionel Messit duke e konsideruar si një moment historik për në futbollin amerikan.

Pasi ka qëndruar i heshtur për një kohë, ai ka vendosur të flasë për ndikimin që do të ketë argjentinasi te klubi i tij dhe në përgjithësi në MLS.


Gjatë bisedës me një numër të kufizuar të gazetarëve, Mas ka thënë se superylli dhe klubi i tij kanë arritur marrëveshje për kushtet dhe janë duke finalizuar dokumentacionin dhe vizat.

Deri në 20 mijë dollarë për një biletë – tifozët paguajnë shuma marramendëse për ta parë debutimin e Messit për Inter Miami
Lexo po ashtu Deri në 20 mijë dollarë për një biletë – tifozët paguajnë shuma marramendëse për ta parë debutimin e Messit për Inter Miami

Data e mundshme e debutimit të tij është më 21 korrik në DRV PNK Stadium për ndeshjen e kupës kundër ekipit meksikan, Cruz Azul.

Burime të Miami Herald kanë thënë se 35-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje prej dy vjet e gjysmë me pagë vjetore rreth 60 milionë dollarë (55 milionë euro), ndërsa do ta ketë opsionin e vazhdimit edhe për një sezon tjetër në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori