LAJMI I FUNDIT:

Ç(kapja) e bordeve të ndërmarrjeve publike, PDK: Qeveria Kurti bëri stërkapjen e tyre

Ç(kapja) e bordeve të ndërmarrjeve publike, PDK: Qeveria Kurti bëri stërkapjen e tyre

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa është shprehur se partia në pushtet po bënë stërkapjen e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Mustafa në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se po bëhet një kapje e paparë e shtetit.

“Nëse më parë i kanë thënë kapje, tani ka stërkapje. Kapja që ndodh tani është për të ardhur keq se si zëvendëskryeministri [Besnik] Bislimi e thotë se ne jemi me fat që kemi ekspertë. Në të kaluarën kur partitë i kanë punësuar eksponentët e vet kanë thënë që janë ekspertë, mirëpo këta po krenohen në atë kohë”, ka theksuar Mustafa.


Ai shton se kapja e këtyre institucioneve po bëhet me një krenari dhe nuk po ndihet nevoja për të dhënë llogari.

“Nëse i shohim institucionet publike, kemi një kapje të plotë, por kjo bëhet pa e ndier nevojën për të dhënë llogari, të paktën. Këta po e bëjnë në masë shumë më të theksuar se çfarë ka ndodhur më parë dhe me një krenari që ne kemi njerëz. E vërteta është se nuk kanë njerëz profesionistë, por se ekziston një kapje e paparë e shtetit. Kjo është shqetësuese për këtë vend”, shton ai.

“Propagandë se ka zhvillim ekonomik” – gjithçka nga intervista me ekonomistin e PDK-së, Arben Mustafa  
Lexo po ashtu “Propagandë se ka zhvillim ekonomik” – gjithçka nga intervista me ekonomistin e PDK-së, Arben Mustafa  

“Ministri në hije” i Financave nga PDK përfundon se partia në pushtet po e keqpërdor besimin që qytetarët i kanë dhënë për të qeverisur.

“Kemi një parti që ka ardhur në pushtet në emër të ndryshimit. 51 për qind e votuesve ia kanë dhënë besimin për ndryshim, mirëpo ajo se çfarë ka ndodhur është një tradhti ndaj çdo votuesi që ka pritur ndryshim”, përfundon Mustafa.

Në këtë intervistë, Mustafa gjithashtu ka folur edhe për atë siç e ka quajtur ai, propagandën që po e bën Qeveria e Kosovë lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit, mungesën e investimeve kapitale, sektorin privat dhe çështjen e punësimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori