LAJMI I FUNDIT:

Evropa pushtohet nga klubet shqiptare, 10 prej tyre nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mësojnë kundërshtarët

Evropa pushtohet nga klubet shqiptare, 10 prej tyre nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mësojnë kundërshtarët

Në selinë e UEFA-së në Nyon është hedhur shorti për garat evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Konferencës.

Skuadrat shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve për raundin e parë të këtyre kualifikimeve.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të përballet me kampionët e Bullgarisë, Ludogorets ku konsiderohet si kundërshtar shumë i vështirë.


Ballkani mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Ballkani mëson kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

Skuadra shqiptare që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut, Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin në raundin e parë të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Partizani nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund ekipin bjellorus të  BATE Borisov, me “të kuqtë” e Tiranës që në ndeshjen e parë janë në cilësinë e skuadrës vendase.

Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës

Ndërkohë edhe skuadrat shqiptare si Dukagjini, Gjilani, Tirana, Vllaznia, Egnatia, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës  kanë mësuar kundërshtarët në raundin e parë.

Gjilani do ta luajë ndeshjen e parë në udhëtim me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn.

Shkupi do të përballet në këtë fazë me ekipin e lituanez të Hegelmann, teksa Dukagjini do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.

Tirana nga ana tjetër do të ketë kundërshtarë në këtë raund gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Liga e Konferencës, Shkëndija dhe Shkupi mësojnë emrat e kundërshtarëve
Lexo po ashtu Liga e Konferencës, Shkëndija dhe Shkupi mësojnë emrat e kundërshtarëve

Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat Armenia, teksa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Linfieldin.

Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija do të përballet me skuadrën uellsiane Haverfordwest County AFC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga

"Vetëm Ronaldo mund ta kthejë penalltinë në një moment viral” - ylli portugez shënon golin e parë për vitin 2025

Ligat tjera
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Premier League
Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Lëndim i rëndë për Armando Brojën, largohet me barelë nga fusha

Premier League
Kalo në kategori