Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve edhe pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është aq pa bazë. Mediat gjermanishtfolëse rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë.
“Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.
Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë.
“Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”
Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe.
“Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi…Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi.”
Kurse platforma “Euroactiv” i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti./DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare