LAJMI I FUNDIT:

Arsenali arrin marrëveshje personale me Kai Havertz, tani duhet bindur Chelsea

Arsenali arrin marrëveshje personale me Kai Havertz, tani duhet bindur Chelsea

Kai Havertz e ka vendosur të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Londra.

Sulmuesi gjerman ka tre vite që është pjesë e londinezëve, por ai nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos dhe do të largohet nga Stamford Bridges.


Arsenali është skuadra më e interesuar për lojtarin gjerman dhe Topçinjtë tanimë kanë gjetur marrëveshje me lojtarin.

Oferta e papritur e Arsenalit për Kai Havertz
Lexo po ashtu Oferta e papritur e Arsenalit për Kai Havertz

Fabrizio Romano ka njoftuar se Havertz është pajtuar me të gjitha kushtet personale me Arsenalin dhe dëshira e tij është t’i bashkohet skuadrës së udhëhequr nga Mikel Arteta.

Megjithatë oferta e parë e Arsenalit prej rreth 55 milionë eurove është refuzuar nga Chelsea që synon të fitoj më shumë nga largimi i gjermanit.

Gjithnjë sipas Romanos, Arseal këtë javë do të dorëzojë një ofertë të dytë në drejtim të rivalit lokal, ofertë që do të jetë e përmirësuar.

Chelsea nga ana tjetër synon që të fitojë mbi 70 milionë euro nga shitja e reprezentuesit gjerman, për të cilin në garë janë edhe Bayern Munich dhe Real Madrid.

Havertz këtë edicion ka zhvilluar 47 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori