LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i disponuar para ndeshjeve të Portugalisë, pas stërvitjes shijoi perëndimin e diellit

Ronaldo i disponuar para ndeshjeve të Portugalisë, pas stërvitjes shijoi perëndimin e diellit
(Foto: Twitter/Portugal)

Futbollisti më i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, ka qenë mjaft disponuar në grumbullimin me përfaqësuesen e tij në përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’.

Portugalia të shtunën mbrëma do të përballet me Bosnje e Hercegovinën në Lisbonë dhe shpreson në fitoren e tretë në Grupin J.


Përgatitjet janë duke u zhvilluar, ndërsa sulmuesit të Al Nassr i ka shërbyer pushimi pas stërvitjeve intensive.

Marrëveshja 'para-martesore' e Georgina Rodriguez me Cristiano Ronaldon i siguron asaj të ardhura gjatë gjithë jetës në rast se dyshja ndahen
Lexo po ashtu Marrëveshja 'para-martesore' e Georgina Rodriguez me Cristiano Ronaldon i siguron asaj të ardhura gjatë gjithë jetës në rast se dyshja ndahen

Ai e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ndërsa duket i disponuar me përshkrimin: “Perëndimi i diellit pas stërvitjes”.

Ndeshja e xhiros së tretë të Grupit J ndërmjet portugezëve dhe boshnjakëve zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim në ora 20:45 në Lisbonë.

Ronaldo tregon dallimin e madh pas transferimit në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Ronaldo tregon dallimin e madh pas transferimit në Arabinë Saudite

Portugalia i ka regjistruar dy fitore dhe është lider në grup, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka tri pikë (nga një fitore dhe një humbje).

Ronaldo është golashënuesi i dytë më i mirë në këto kualifikime deri më tani me katër gola të realizuar, vetëm sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, ka shënuar një gol më shumë. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Portugal)