LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja ‘para-martesore’ e Georgina Rodriguez me Cristiano Ronaldon i siguron asaj të ardhura gjatë gjithë jetës në rast se dyshja ndahen

Marrëveshja ‘para-martesore’ e Georgina Rodriguez me Cristiano Ronaldon i siguron asaj të ardhura gjatë gjithë jetës në rast se dyshja ndahen

Sipas raportimeve në Spanjë, Georgina Rodriguez besohet të ketë një marrëveshje të hekurt “para-martesore” me të dashurin e saj Cristiano Ronaldo, nëse çifti ndahet.

Modelja 29-vjeçare është me yllin e Al-Nassr që nga qershori i vitit 2016 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.


Rodriguez është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tij të tjerë: Cristiano Ronaldo Jnr, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nëpërmjet një gruaje surrogate, shkruan DailyMail.

Çifti u shfajësua nga ligjet saudite që parandalojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë në Mbretërinë kur Ronaldo bëri lëvizjen në Ligën Saudite Pro në janar të këtij viti.

Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia, janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.

Raportohet se marrëveshja do t’i dorëzojë pronësinë e shtëpisë së familjes në Madrid – La Finca – yllit të “I amGeorgina” dhe Rodriguez do të marrë gjithashtu një pagë mujore prej 100 mijë eurosh për pjesën tjetër të jetës së saj.

Ronaldo u emërua sportisti më i paguar në botë nga Forbes në fillim të majit, me të ardhurat e tij vjetore këtë vit që thuhet se janë 109 milionë funte (127.3 milionë euro).

Kjo është hera e tretë që ish-shënjestra e Manchester United futet në listën vjetore të të pasurve të revistës, dhe shuma e tij marramendëse thuhet të jetë shifra më e lartë në histori e bërë nga një futbollist.

Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid
Lexo po ashtu Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid

Të ardhurat mujore të Rodriguez thuhet se bazohe në faktin se ajo është nëna e të pesë fëmijëve të Ronaldos – jo vetëm vajzave të saj biologjike – në sytë e ligjit.

Dyshja u tha se kishin marrë rrugë të ndara në maj, pas spekulimeve se Ronaldo ishte lodhur nga shpenzimet e shfrenuara të partneres së tij gjatë kohës së tyre në Riad këtë sezon.

Por nëna e Ronaldos, Dolores, bëri një deklaratë publike për marrëdhënien e djalit të saj që i quajti pretendimet si ‘gënjeshtra’ dhe i hodhi poshtë ato.

“Çdo çift debaton, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, tha Dolores shkurt.

Ronaldo dhe Rodriguez u fotografuan në vendlindjen e saj, Spanjë, në një ngjarje për një nga ambasadorët e markës së tij në Madrid në qershor.

Dyshja janë rikthyer në bazën e tyre në kryeqytetin spanjoll me përfundimin e sezonit të Ligës Profesionale të Arabisë Saudite, ku Al-Nassr përfundoi i dyti.

Sezoni debutues i Ronaldos në Mbretëri nuk ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm: pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk arriti të hynte në ekipin e sezonit Opta të ligës së tij, pavarësisht se shënoi 14 herë dhe bëri dy asistime të tjera në 16 paraqitjet e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

E dashura e Lando Norris merr tërë vëmendjen duke pozuar në bikini, pas fitores së tij në Miami

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori