LAJMI I FUNDIT:

Nga ndeshjet e qershorit deri tek mos ftesa e disa lojtarëve dhe sukseset e yjeve të Kosovës – Giresse zbulon të gjitha në konferencë

Nga ndeshjet e qershorit deri tek mos ftesa e disa lojtarëve dhe sukseset e yjeve të Kosovës – Giresse zbulon të gjitha në konferencë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse ka folur rreth të gjitha temave që përfshijnë kampin dardan në një konferencë për media në prag të ndeshjes së parë kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kosova do të ndeshet Rumaninë më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45 dhe për këtë ndeshje ka nisur konferencën Giresse.


“Gara në të cilën ndodhemi nuk duhet të shohim prapa. Nga nesër do të përgatitemi për dy ndeshjet. Lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodhi më parë”, ka thënë fillimisht në konferencë për media.

Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor, risi dhe rikthime
Lexo po ashtu Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor, risi dhe rikthime

Pas kësaj, trajneri francez filloi foli për mungesat e disa futbollistëve të njohur si Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli, si dhe mos ftesën e Arbnor Mujës së Antwrp.

“Zymer Bytyqi dhe Arbër Zeneli kanë kërkuar të mos jenë në grumbullim për zgjidhje sportive. Ata kanë pasur pak minuta te ekipet e tyre dhe ka qenë vendim i tyre”.

“Florent Hadërgjonaj nuk është ftuar për arsye personale. Valon Berisha për shkak të zgjidhjeve sportive, më është dukur e drejtë të mos ftohet”.

“Për sa i përket Mujës, ai nuk ka ardhur në miqësoren e nëntorit. Është ftuar, por nuk ka ardhur. Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës për dy ndeshjet e qershorit, por ka kërkuar të jetë titullar. I kam thënë se vendin e titullarit nuk mund ta ketë askush të sigurt”.

“Barazimi ndaj Izraelit? Dy ndeshjet që kemi në qershor janë shumë të rëndësishme. Duhet të koncentrohemi te këto dy ndeshje dhe jo ato të mëparshme. Nuk konsiderojë se rezultati me Izraelin ka qenë negativ. Duhet të shohim përpara”

Francezi u shpreh gjithashtu i lumtur me suksesin e futbollistëve të Kosovës në disa nga ligat evropiane ku luajnë.

“Jam i kënaqur për Amir Rrahmanin dhe Vedat Muriqin për arritjet e tyre. Por, nuk janë vetëm këta dy. Edhe Milot Rashicën e kemi kampion në Turqi. Aro Muriqin që u inkuadrua në Ligën Premier”.

“Unë jam në kontakt me lojtarët e Kosovës të cilët mund të lëvizin në afatin kalimtar të verës”.

Yjet e Kosovës që dominuan në ligat ku luajnë - disa me nga dy trofe
Lexo po ashtu Yjet e Kosovës që dominuan në ligat ku luajnë - disa me nga dy trofe

“Mirlind Daku? Për Dakun ka të bëjë me zgjidhje sportive. Po ashtu në repartin e sulmit ka shumë lojtarë dhe kjo është arsyeja pse nuk e kam ftuar, edhe pse po tregon paraqitje të mira”, përfundoi trajneri i Dardanëve.

Ndryshe, pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova do të udhëtojë drejt Budapestit për t’u ndeshur me Bjellorusinë në ndeshjen e dytë të këtij muaji.

Pas dy takimeve të para në grup, Kosova ka tubuar vetëm dy pikë në dy takime të zhvilluara, ndërsa grupit i prijnë Zvicra dhe Rumania me nga gjashtë pikë. Kosova është në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori