LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Kosovës që dominuan në ligat ku luajnë – disa me nga dy trofe

Yjet e Kosovës që dominuan në ligat ku luajnë – disa me nga dy trofe

Lojtarët shqiptar nëpër Evropë kanë pasur një sezon të mrekullueshëm, me disa prej tyre që kanë fituar edhe tituj.

Reklama

Jo vetëm se kanë fituar trofe nëpër ligat ku luajnë, ata kanë arritur të kenë ndikim në ndeshjet që kanë luajtur, duke i afruar skuadrat drejt objektivave të tyre.

Amir Rrahmani ishte fantastik te Napoli, duke arritur të bëjnë mrekulli në Serie A, për të fituar Scudetton disa xhiro pa përfunduar sezoni.

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium
Lexo po ashtu Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium

Një sezon fantastik e pati edhe Milot Rashica, që ishte i huazuar te Galatasaray nga Norwichi dhe një xhiro para fundit e fituan titullin kampion.

Edhe më dramatik ishte rrugëtimi i Arbnor Mujës te Antwerpi, që ia dolën vetëm në ndeshjen e fundit të siguronin titullin, para rivalit Genkut.

Rrahmani nënshkruan kontratë të re afatgjate me Napolin, do të ketë rritje të ndjeshme të pagës
Lexo po ashtu Rrahmani nënshkruan kontratë të re afatgjate me Napolin, do të ketë rritje të ndjeshme të pagës

Arijanet Muric ishte i jashtëzakonshëm te Burnley, duke ia mundësuar skuadrës së tij rikthimin në Ligën Premeir nga Championshipi, ndërsa me pritjet dhe lojën e tij me këmbë e ndihmoi shumë trajnerin Vincent Kompany.

Titullin kampion e fitoi edhe Donat Rrudhani, ku me Young Boysin e mposhtën dukshëm në garë Servetten, ku grumbulluan 74 pikë, për dallim nga kundërshtari i tyre më i afërt që kishte vetëm 58 sosh.

Muja dhe Rrudhani për dallim nga të tjerët që fituan ligat, ia dolën të fitonin edhe kupat në ligat ku luajnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shënoi pas 359 ditësh te Chelsea: Armando Broja me deklaratë të fuqishme pas fitores nga Fulham

Shënoi pas 359 ditësh te Chelsea: Armando Broja me deklaratë të fuqishme pas fitores nga Fulham

Premier League
Raul refuzon të bëhet trajneri i gjigantit evropian

Raul refuzon të bëhet trajneri i gjigantit evropian

Ndërkombëtare
Roma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Roma gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Serie A
Deco po punon në transferimin e sensacionit brazilian - atë e do edhe Chelsea

Deco po punon në transferimin e sensacionit brazilian - atë e do edhe Chelsea

La Liga
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Lojtari i vetëm që mund ta shpëtojë Pochettinon nga shkarkimi prej Chelseat

Premier League
Kalo në kategori