LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim’ – drejtori i Juves konfirmon qëndrimin e Allegrit

‘Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim’ – drejtori i Juves konfirmon qëndrimin e Allegrit
(Foto: Getty Images)

Drejtori gjeneral i Juventusit, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të mbetet trajner përkundër se klubi nuk i arriti objektivat këtë sezon.

Zonja e Vjetër e përfundoi në mënyrë jo të mirë edicionin 2022/2023, sidomos pas heqjes së 10 pikëve për shkak të përfshirjes së klubit në parregullsi financiare.

Është sezoni i dytë radhazi pa trofe i Bianconerëve që kësaj radhe përfunduan në vend të shtatë dhe nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.


Emrat e trajnerëve që shihen si zëvendësues të Allegrit te Juventusi
Lexo po ashtu Emrat e trajnerëve që shihen si zëvendësues të Allegrit te Juventusi

Sidoqoftë, klubi ka vendosur ta mbajë Allegrin dhe kjo tashmë është konfirmuar nga Scanavino.

“Allegri nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. Ka një diskutim të të gjithë skenarëve të të ardhmes dhe të tregut të transferimeve me të. Ne kemi takime dhe kontakte të përditshme me Allegrin dhe kështu filluam ta përballojmë këtë stuhi”.

“Ka pasur momente konfrontimesh, ndonjëherë edhe tensione, por marrëdhënia jonë është konsoliduar shumë shpejt”, është shprehur drejtori për Sky Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ermal Krasniqi shënon golin e parë me fanellën e Sparta Pragës - sulmuesi tundi rrjetën pas disa lëvizjeve të bukura

Ligat tjera
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Vdekje në fshatin Olimpik: Trajneri pësoi një atak në zemër

Vdekje në fshatin Olimpik: Trajneri pësoi një atak në zemër

Sport
Kalo në kategori