Gjykata e Apelit i miratoi pjesërisht ankesat e pronarit të portalit “DokazM”
Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup në lidhje me rastin “DokazM”, ndërsa pjesërisht i ka pranuar ankesat e të pandehurit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit me të njëjtin emër.
Në seancën e mbajtur më 19 maj në Gjykatën e Apelit në Shkup, Prokuroria Publike kërkoi dënim më të lartë, ndërsa mbrojtja kërkoi përsëritjen e procedurës për rastin.
“Gjykata e Apelit në Shkup, duke vepruar në lëndën penale KZh-357/23, pas seancës publike të mbajtur më 19.05.2023, ka marrë aktgjykim me të cilin e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Sh. si të pabazë dhe ankesat e të pandehurit M. S. nga Sh., i pranoi pjesërisht. Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup K. nr.429/23 i datës 04.04.2023 është ndryshuar në pjesën e vendimit për sanksion penal në atë mënyrë që të pandehurin M. S. e ka dënuar me burgim të vetëm prej dy vjet e gjashtë muaj dhe me gjobë në shumë prej 5.000 euro në shumë prej 308.450,00 denarë”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Gjykata e Apelit.
I pandehuri M. S., siç thuhet në njoftim, dënohet edhe me “ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës lidhur me vepra penale”, pra ndalim regjistrimi të një domeini dhe paraqitjes si regjistrues apo pronar i një portali për një periudhë prej gjashtë vitesh dhe ndërprerjen e regjistrimit të të gjitha domeneve të regjistruara në të cilat i pandehuri shfaqet si pronar i portalit.
“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup K. nr.429/23 i datës 04.04.2023, në pjesën për veprën penale “shantazh” nga neni 259 paragrafi 1 neni 19 i KP, ka anuluar çështjen në atë pjesë dhe e ka kthyer për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, për arsye se gjykata e shkallës së parë nuk ka konstatuar me siguri faktet vendimtare që kanë ndikim në zbatimin e drejtë të së drejtës materiale, në lidhje me elementin e të qenurit të krimit të “shantazhit”, thuhet në njoftim.
Nga Gjykata e Apelit në Shkup njoftojnë se Vendimi do të publikohet i plotë në ueb faqen e gjykatës në afatin e përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve nëpër gjykata.
Marjan Stamenkovski, pronar i portalit “Dokaz M”, është dënuar nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit me një dënim të vetëm prej tre vjet e një muaj. Stamenkovski u akuzua për pesë vepra penale, përkatësisht dy akuza për përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, shantazh, pirateri të një vepre audiovizive dhe keqpërdorim të të dhënave personale.
Përveç dënimit me burg, Stamenkovski është dënuar edhe me gjobë prej 5.000 euro për keqpërdorim të të dhënave personale, si dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë lidhur me vepra penale, përkatësisht i ndalohet regjistrimi i domeinit për një portal për një periudhë 10 vjeçare dhe atij i ndërpritet regjistrimi i domeneve që ka regjistruar.
Policia gjatë kontrollit në banesën e të dënuarit tashmë ka sekuestruar dokumentacion, pajisje elektronike dhe 90 mijë euro. Prokuroria dyshon se kjo shumë vjen nga krime të tjera dhe për ato është hapur një procedurë e re hetimore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur