LAJMI I FUNDIT:

SHBA dënon fuqishëm sulmet e protestuesve serbë kundër KFOR-it në veri

SHBA dënon fuqishëm sulmet e protestuesve serbë kundër KFOR-it në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar fuqishëm veprimet e fundit në veri, përfshirë përdorimin e eksplozivëve.

“SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, tha Hovenier.


Ai pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për de-eskalim të tensioneve dhe t’i kthehen dialogut.

“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Ai tutje ka thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve por që duhet të jenë në formë paqësore.

“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier./Telegrafi/