Pas blerjes së Twitter nga Musk, rritet përqindja e aprovimit të kërkesave për censurim nga qeveritë autoritare
Që nga blerja e Twitter nga ana e Elon Musk në tetorin e vitit të kaluar, platforma e rrjeteve sociale ka refuzuar shumë pak kërkesa të censurimit nga vende si Turqia dhe India, vende të cilat së fundmi kanë miratuar ligje të cilat kufizojnë lirinë e fjalës dhe mediat.
Megjithëse pronari miliarder i SpaceX dhe Tesla e paraqet veten si një absolutist i fjalës së lirë, rrjeti social që ai kontrollon është përkulur ndaj qindra urdhrave të qeverisë gjatë gjashtë muajve të tij të parë në krye, sipas të dhënave të ofruara nga kompania për një auditim publik që gjurmon presionin nga qeveritë apo gjyqtarët në platformat e internetit.
Shembulli më i fundit ishte bllokimi i llogarive kritike ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, dy ditë para zgjedhjeve të mbajtura në Turqi para dy javësh.
Në Indi, vend i cili është zhytur në një lëvizje autokrate dhe tash e disa muaj ka kufizuar mediat, gazetarët dhe zërat kritikë, Twitter ka mbështetur gjithashtu kërkesat për ndalesa nga qeveria.
Për të justifikuar vendimin, Musk tha: “Rregullat në Indi mbi atë se çfarë mund të paraqitet në rrjetet sociale janë mjaft strikte, dhe ne nuk mund t’i anashkalojmë ligjet e një vendi”, dhe duke vepruar kështu e vë në rrezik stafin e tij, shtoi ai, raporton El Pais, përcjell Telegrafi.
“Nëse do të kishim një zgjidhje mes burgosjes së njerëzve tanë ose zbatimit të ligjit, ne do ta zgjidhnim të dytën”.
Ky justifikim erdhi pasi Twitter hoqi përmbajtjen në lidhje me një dokumentar të BBC që ishte shumë kritik ndaj kryeministrit Narendra Modi, dokumentar i cili në janar u bllokua nga qeveria indiane.
Musk deklaroi se ai nuk ishte në dijeni mbi “atë që ndodhi saktësisht” me situatën e përmbajtjes në Indi, por duket qartë se Nju Delhi zyrtar e urdhëroi Twitter-in që të largonte të gjitha publikimet që përfshinin imazhet ose linqe të lidhura me dokumentarin, i cili vinte në pyetje lidershipin e nacionalistit hindu Modi gjatë trazirave të vitit 2002, kur ai ishte kryeministër i atij shteti, dhe në të cilat humbën jetën të paktën 1,000 myslimanë, shifër kjo që aktivistët thonë se shkon deri në 2,500 të vdekur.
Ndër përmbajtjet e hequra nga Twitter ishin komentet e një parlamentari vendas.
Siç supozohet më tej, “miratimi” i Twitter ndaj regjimeve autokratike ose jo liberale nuk është një ekzagjerim i kritikëve të rrjeteve sociale.
Të dhënat tregojnë se që nga periudha e blerjes nga ana e Musk, kompania ka pranuar 971 kërkesa nga ana e qeverive, duke miratuar plotësisht 808 prej tyre dhe duke miratuar pjesërisht 154 të tilla.
Në vitin para marrjes në kontroll nga Musk, Twitter kishte miratuar vetëm 50 për qind të kërkesave të tilla, në përputhje me shkallën e pajtueshmërisë të treguar në raportin e fundit të transparencës të kompanisë, por asnjë nuk është publikuar që nga tetori vitit 2022.
Por sipas analizës së të dhënave nga portali i informacionit teknologjik Rest of World, pas ndryshimit të pronësisë kjo shifër është rritur në 83 për qind.
“Me ‘fjalën e lirë’, unë thjesht nënkuptoj atë që përputhet me ligjin. Unë jam kundër censurës që shkon përtej ligjit. Nëse njerëzit duan më pak fjalë të lirë, ata do t’i kërkojnë qeverisë të miratojë ligje për këtë qëllim. Prandaj, dalja përtej ligjit është në kundërshtim me vullnetin e njerëzve”, kishte shkruar Musk në Twitter në prillin e 2022-shit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSmartphone TCL vjen me një ekran shumë tërheqës
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
WhatsApp po merr përmirësime të mëdha
Qualcomm dhe prodhuesit e telefonave Android punojnë drejt zhvillimit të veçorisë të "komunikimit të mesazheve me satelitë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit