LAJMI I FUNDIT:

Xavi nuk pajtohet me Guardiolan rreth situatës së fundit në Spanjë

Xavi nuk pajtohet me Guardiolan rreth situatës së fundit në Spanjë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk u pajtua me Pep Guardiolën për vlerësimin e tij për situatën aktuale në Spanjë, me pikën kryesore të bisedës së javës se si e trajton vendi problemin e racizimit.

Të premten, strategu i Manchester City u pyet se çfarë mendonte për ngjarjet në Spanjë, pas abuzimit racor ndaj Vinicius Junior të dielën e kaluar. Ai tha se edhe pse mund të jetë një pikë kthese, “duke e njohur pak vendin, nuk jam optimist”.


Përpara përballjes së Barcelonës me Real Mallorca, Xavi i tha Marcas se ai ishte më pozitiv për gjërat në Spanjë.

La Liga zvogëlon dënimin e Valencias për racizmin nga tifozët e tyre ndaj Vinicius
Lexo po ashtu La Liga zvogëlon dënimin e Valencias për racizmin nga tifozët e tyre ndaj Vinicius

“Unë nuk jam dakord me Pep. Dhe unë jam dakord me të pothuajse për çdo gjë, por jo këtu”, deklaroi trajneri i katalunasëve.

“Është çështje edukative. Nëse qëndrojmë siç jemi, nuk do të avancojmë, por nëse loja ndalet një ditë tjetër dhe ata shkojnë në shtëpi, ne po edukojmë. Fyerjet nuk janë normale. Është çështje e shtetit, federatave, qeverisë, La Ligës”.

Gjashtë gjyqtarë të VAR-it suspendohen pas incidentit të Vinicius me tifozët e Valencias
Lexo po ashtu Gjashtë gjyqtarë të VAR-it suspendohen pas incidentit të Vinicius me tifozët e Valencias

Xavi kishte thënë më parë se kultura e përgjithshme e ofendimit të lojtarëve dhe stafit në futboll në Spanjë nuk ishte normale, dhe ndërsa racizmi duhet të trajtohet, duhet parë edhe kultura më e gjerë.

“La Liga dhe RFEF kanë vepruar nën presionin ndërkombëtar për të adresuar çështjen pas racizmit ndaj Vinicius. Kur ndodh incidenti i radhës, është e rëndësishme që reagimi të jetë i njëjtë dhe përpjekjet për të çrrënjosur racizmin nga stadiumet të mbeten të qëndrueshme”, ka shtuar më tej strategu i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori