Vetura sportive elektrike Caterham Seven do të debutojë në festivalin Goodwood
Një nga veturat sportive më klasike dhe më të njohura po përqafon epokën e veturave elektrike. Kompania britanike e makinave sportive Caterham zbuloi këtë javë konceptin EV Seven – një version elektrik i modelit të saj klasik me çati të hapur – me një tjetër koncept i cili është në zhvillim e sipër.
Me Seven-in me benzinë të preferuar nga entuziastët e ditëve të pista, Caterham thotë se këmbënguli se homologu i tij elektrik duhet të jetë i përshtatshëm për përdorim në rrugë dhe në pistë garash.
Vetura elektrike Seven ka një “cikël vozitjeje të përsëritshme 20-15-20”, për të cilën kompania thotë se i lejon pronarit të ngasë në pistë për 20 minuta, të rimbushet për 15 minuta dhe më pas të hyjë në pistën e garës për një seancë tjetër 20-minutëshe, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Koncepti Caterham EV Seven fuqizohet nga një motor elektrik në boshtin e pasmë – i furnizuar nga kompania britanike Swindon Powertrain – që prodhon 179kW dhe 250 njuton metër fuqi rrotulluese, e gjithashtu edhe nga bateria me kapacitet prej 51kWh. Të gjitha këto janë të mjaftueshme për një kohë të pretenduar të arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100km/h prej katër sekondash, falë peshës nën 700 kilogram të makinës.
Caterham pretendon se cikli i vozitjes “20-15-20” është i mundur për shkak të baterisë e cila përdorë vetëm rreth 40kWh nga 51kWh në dispozicion – duke zvogëluar gjasat e degradimit të parakohshëm – ndërsa vetë bateria është e mbushur me lëng dielektrik nga Motul për të stabilizuar ngrohjen dhe ftohjen.
“Ne nuk kemi plane për të vendosur veturën elektrike Seven në prodhim në këtë fazë – është një model provë për të parë se sa mirë funksionon një grup komponentësh elektrik për rastet specifike të përdorimit nga klientët tanë”, tha Bob Laishley, drejtor ekzekutiv i Caterham.
“Ne po e bëjmë këtë projekt duke e kontrolluar çdo detaj, në mënyrë që të mund të mësojmë se si të ofrojmë atributet specifike të automjetit Caterham të nevojshëm për një Seven: i lehtë, i thjeshtë dhe argëtues për të vozitur”, deklaroi tutje Bob.
Ndër të tjera ai tha: “Kjo veturë do të dal në treg në kohën e duhur, atëherë kur gjenerata e ardhshme e baterive do ta lejojë atë, dhe kjo pse ne e dimë se kjo është koha e duhur për ne që ta testojmë konceptin”.
Caterham ka njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe një “koncept të dytë të makinës sportive plotësisht elektrike” që do të zbulohet më vonë këtë vit. Koncepti Caterham EV Seven do të bëjë debutimin e tij në Festivalin e Shpejtësisë Goodwood në Mbretërinë e Bashkuar në korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë
Rikthehet Ford Taurus
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Videoja tregon veturën Rivan R1T që lëviz në liqen
Me anë të disa imazheve, Kia zbulon datën e prezantimit të modelit të ri EV3
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare