LAJMI I FUNDIT:

Kounde kërkon largimin nga Barcelona

Kounde kërkon largimin nga Barcelona
(Foto: Getty Images)

Jules Kounde ka kërkuar të largohet nga Barcelona këtë verë, sepse dëshiron të luajë si qendërmbrojtës, mirëpo klubi nuk do ta lejojë largimin e tij për më pak se 70 milionë euro.

Francezi ka kërkuar të largohet nga Camp Nou, sepse – sipas Sport – dëshiron të luajë në qendër të mbrojtjes dhe jo si mbrojtës i djathtë, siç e ka pozicionuar kryesisht Xavi.


Në La Liga, Kounde ka luajtur 18 herë si mbrojtës i djathtë dhe nëntë herë si qendërmbrojtës. Për këtë arsye edhe e ka kërkuar transferimin.

Sevilla pritet sërish të përfitojë miliona euro nga Barcelona shkaku i klauzolës me Kounden
Lexo po ashtu Sevilla pritet sërish të përfitojë miliona euro nga Barcelona shkaku i klauzolës me Kounden

Barcelona e bleu 24-vjeçarin nga Sevilla në verën e kaluar për 50 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash. Ai ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat dhe klubi e konsideron lojtar të rëndësishëm.

Chelsea ka qenë ndër klubet e interesuara për shërbimet e mbrojtësit, ndërsa me angazhimin e Mauricio Pochettinos pritet ta rikthejë interesimin. /Telegrafi/