Shtëpia e Bardhë dhe negociatorët republikanë të Kongresit nuk pritej të takoheshin për të vazhduar negociatat në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit federal prej 31.4 trilionë dollarësh. Bisedimet dështuan dhe vendi i është afruar kështu më pranë afatit të 1 qershorit.
Një ndër negociatorët republikanë, ligjvënësi Patrick McHenry tha se nuk ishin planifikuar takime. Udhëheqësit republikanë do të mblidheshin më vete për të parë se cila është situata, tha në Kapitol ligjvënësi McHenry. Ai nuk komentoi nëse do të ketë bisedime të mëtejshme të dielën.
Dy takime, përfunduan pa ndonjë progres të përmendur nga palët dhe negociatorët thanë se nuk ishin të sigurt se kur do të kishte takime të tjera. Kanë mbetur më pak se dy javë nga 1 qershori, data kur Departamenti amerikan i Thesarit ka paralajmëruar se qeveria federale mund të mos ketë më mundësinë të paguajë borxhin. Kjo mund të shkaktonte kaos në tregjet financiare dhe të rriste normat e interesit.
Presidenti Biden tha nga Japonia se ende besonte se kriza mund të shmangej.
“Vazhdoj të besoj se do të jemi në gjendje ta shmangim mospagimin dhe do të arrijmë diçka të mirë”, u tha presidenti Biden gazetarëve në Hiroshima, Japoni, ku ai po merr pjesë në një takim të udhëheqësve të grupit të shtatë vendeve më të pasura.
Biden u tregua optimist pavarësisht se Shtëpia e Bardhë pranoi se ka ende “dallime serioze” me republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy ka thënë se duhet bërë përparim në ndryshimin e “trajektores” së deficitit të shpenzimeve të qeverisë amerikane dhe rritjes së shpejtë të borxhit.
Republikanët po kërkojnë shkurtime të mëdha të shpenzimeve në këmbim të rritjes së kufirit të huamarrjes nga qeveria.
Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të vogël, ndërsa demokratët kanë një shumicë të ngushtë në Senat, duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje që do të kalonte në të dyja dhomat.
Demokratët kërkojnë mbajtjen e nivelit të shpenzimeve të këtij viti, ndërsa republikanët duan të kthehen në nivelet e vitit 2022. Një plan i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve muajin e kaluar synonte të shkurtonte një pjesë të gjerë të shpenzimeve qeveritare me 8 për qind vitin e ardhshëm.
Demokratët thonë se kjo do të detyronte shkurtime mesatare prej të paktën 22 për qind në programe si arsimi dhe zbatimi i ligjit, një shifër që drejtuesit republikanë nuk e kanë kundërshtuar. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kalo pushimet tuaja të ëndërrave me Max Travel në Selectum Family Resort në Antalia
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër