Meridian Express ka përfunduar me sukses kampanjën “Barazo Faturën”, duke dorëzuar çekun në vlerë 5,829 Euro – mjete këto të mbledhura nga konsumatorët e saj e që kanë për qëllim mbështetjen për fëmijët e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë.
Kjo fushatë tradicionale e Meridian Expres, u organizua për vitin e 11-të dhe mbledhja e këtij donacioni të konsiderueshëm u bë e mundur falë dhurimit të konsumatorëve të Meridian Express, të cilëve ju ofrua mundësia të zgjedhin të barazojnë faturën e tyre të blerjes dhe të dhurojnë shumën e mbetur, qoftë edhe një cent, për të mbështetur fëmijët pa përkujdes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.
“Konsumatorët e Meridian Express kanë qenë gjithmonë të angazhuar në këtë fushatë dhe ajo është bërë tashmë pjesë e kulturës sonë të solidaritetit,” tha Drejtori Ekzekutiv i Meridian Express, z. Agon Gashi, në ceremoninë simbolike të dorëzimit të çekut. “Si pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatës, Meridian Express është fokusuar në kthimin në shoqëri dhe ofrimin e ndihmës për njerëzit në nevojë.”, theksoi z. Gashi.
Znj. Albanë Zogu Morina, në emër të SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovës, shprehu mirënjohjen e saj për konsumatorët e Meridian Express: “Faleminderit të gjithë konsumatorëve të Meridian Express që nuk hezitojnë asnjëherë të ndajnë pak nga vetja për fëmijët e SOS Fshatrave. Vlerësojmë shumë bashkëpunimin me Meridian Express si një partner afatgjatë dhe strategjik të SOS Fshatit.”, nënvizoi Zogu Morina, duke shtuar se me ndihmën e miqve, kontribuojmë që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë operojnë që nga viti 1999 dhe kanë ofruar ndihmë për më shumë se 2,500 në nevojë përmes formave të ndryshme të mbrojtjes dhe kujdesit. Aktualisht në SOS Fshat kanë gjetur strehim 37 fëmijë pa përkujdes prindëror dhe po ashtu mbështesim edhe 12 të rijnë pa përkujdes prindëror që janë mbi 18 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Ministri Peci: 8.5 milionë euro subvencion për sektorin e bletarisë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit