LAJMI I FUNDIT:

Malisheva siguron qëndrimin në ligë me fitoren ndaj Dritës, vendos edhe titullin e kampionit

Malisheva siguron qëndrimin në ligë me fitoren ndaj Dritës, vendos edhe titullin e kampionit
Foto: Arkiv

Malisheva ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Drita në kuadër të javës së 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës për ta siguruar mbijetesën, por edhe për t’i shuar vendasve shpresat për titull.

Pjesa e parë nisi më mirë për skuadrën nga Gjilani, që kishte iniciativën.


Por, me kalimin e minutave – malishevasit u këndellën dhe filluan ta bënin lojën e tyre.

Në 45 minutat e parë nuk pati gola, por në të dytën ishte një pamje tjetër.

Ishte minuta e 58-të e takimit kur Malisheva ia doli të kalonte në epërsi me golin e Ronald Sobowales.

Në minutat e mbetur, Drita shkoi me të gjitha forcat në sulm, mirëpo mbrojta e Malishevës ishte e pathyeshme.

Pas javës së 35-të, Drita është në vendin e dytë me 67 pikë, pesë më pak se Ballkani që e mbrojti titullin, ndërsa Malisheva është në të gjashtin me 43 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori