LAJMI I FUNDIT:

Pse mund të ketë pesë klube italiane në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Pse mund të ketë pesë klube italiane në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Gara për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm në Serie A vazhdon të mbetet e hapur, por pas një paraqitjeje jashtëzakonisht të fortë për skuadrat e Serie A në Evropë këtë sezon, mund të ketë pesë klube italiane në garën më të madhe sezonin e ri.

Interi tashmë ka rezervuar vendin në finalen e Stambollit më 10 qershor pasi mundi Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0, kështu që do të përballet me Real Madridin ose Manchester Cityn.

Kjo do të thotë se ata tani kanë dy rrugë të mundshme për t’u kualifikuar në edicionin 2023-24 të Ligës së Kampionëve, pasi ata mund të sigurojnë një vend top katërshe në Serie A ose të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe të hyjnë automatikisht edhe në sezonin e ardhshëm.


Nëse do të fitonin, atëherë Interi dhe fituesi i Scudettos, Napoli do të ishin në vazon e parë në shortin për fazën e grupeve.

Gjysmëfinalet e Ligës së Evropës do të përfundojnë nesër në mbrëmje, ku Juventusi do të vizitojë Sevillan, ndërsa Roma luan si mysafirë ndaj Bayer Leverkusen.

Fituesi i Ligës së Evropës kualifikohet automatikisht në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo nuk është diçka që Roma apo Juve mund ta marrin si të mirëqenë.

Giallorossët e Jose Mourinhos janë aktualisht në vendin e gjashtë në Serie A, ndërsa Juventusi është ende në pritje të verdiktit të 22 majit për fitimet kapitale, ku kërkohet heqja e nëntë pikëve.

Nëse Roma ose Juventusi fitojnë Ligën e Evropës duke mos përfunduar në top katërshen e Serisë A, atëherë do të jenë pesë klube italiane në garën më prestigjioz sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, numri maksimal i klubeve nga një vend në Ligën e Kampionëve është pesë.

Pra, nëse Interi dhe Roma ose Juventusi do të fitonin trofe pa përfunduar në top katërshe, atëherë vetëm tre të parët në Serie A do të kualifikoheshin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori