Një rezolutë e cila kërkon që përgjegjësit për vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi të dalin para drejtësisë sërish është para Kongresit amerikan.
Rezoluta e tillë që kërkon vënien para drejtësisë të personave që janë përgjegjës për vrasjen e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi në korrik të vitit 1999 në Serbi ka kaluar lehtësisht vitet e kaluara në Kongres.
“Rezoluta e vëllezërve Bytyqi rifutet në kongresin amerikan! Rezoluta ka kaluar lehtësisht në vitet e mëparshme. Faleminderit kongresmenit Nick LaLota për prioritizimin e drejtësisë për familjen Bytyqi”, thuhet në postimin në Twitter.
Ndryshe, SHBA në vazhdimësi i bën thirrje Serbisë që të ndriçojë vrasjen dhe të mbajë përgjegjës autorët e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi, shtetas amerikanë, në vitin 1999.
Të tre vëllezërit Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.
Siç shkruan VoA, një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.
Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.
Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç – Guri, ndaj të cilit, siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. /Telegrafi/
Bytyqi Brothers resolution reintroduced into the US congress!
The resolution has easily passed in previous years. Thank you to @RepLaLota for prioritizing justice for the Bytyqi family. https://t.co/NRLux9FaAl pic.twitter.com/6EwfYDVyco
— Bytyqi Brothers (@BytyqiBrothers) May 4, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Kur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë?
Humb jetën një 61 vjeçar në Kurbin, u rrëzua derisa ishte duke punuar
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë