LAJMI I FUNDIT:

U raportua se strukturat paralele rrethuan objektin e Komunës së Zubin Potokut, kryetari Izmir Zeqiri mohon rastin

U raportua se strukturat paralele rrethuan objektin e Komunës së Zubin Potokut, kryetari Izmir Zeqiri mohon rastin

Gjatë ditës së sotme është raportuar në disa media të vendit që disa persona kanë vendosur rrethoja rreth objektit të Komunës së Zubin Potokut.

Mirëpo, diçka e tillë është mohuar nga kryetari i ri të kësaj Komune, Izmir Zeqiri.


Zeqiri tha se kjo nuk është vërtetë dhe se është duke u punuar në rrugën afër Komunës.

“Jo, ju lutem kjo nuk është e vërtetë. Sipas organeve të sigurisë po punohet në rrugën afër Komunës dhe nuk lidhet asgjë me politikë”, ka thënë ai për Kallxo.com.

Për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë i Rajonit të Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk kanë diçka lidhur me këto raportime.

“S’ka raportim për kryerje të ndonjë vepre penale në drejtim të asaj që thoni ju”, është përgjigjur Veton Elshani.

Po ashtu, portali  ka kontaktuar edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut
Lexo po ashtu Strukturat paralele serbe rrethojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut

Në zgjedhjet që u mbajtën më 23 prill në komunat veriore të Kosovës, Izmir Zeqiri, kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, priu me vota për kryetar të Komunës së Zubin Potokut.

Ai mori 196 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Flatron Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje mori 180 vota.

Në garën për kryetar kanë qenë vetëm këta dy kandidatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori