LAJMI I FUNDIT:

New York-u iu bën thirrje banorëve të vendosin çipat AirTag të Apple në makinat e tyre për t’i gjurmuar ato në rast se vidhen

New York-u iu bën thirrje banorëve të vendosin çipat AirTag të Apple në makinat e tyre për t’i gjurmuar ato në rast se vidhen

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams dhe departamenti i tij i policisë iu kanë kërkuar banorëve të ndihmojnë në luftimin e vjedhjes së automjeteve në qytet duke vendosur çipat gjurmues Apple AirTags në makinat e tyre.

Çipat AirTags janë pajisje të vogla rrethore gjurmuese që lejojnë përdoruesit të monitorojnë vendndodhjen e sendeve të tyre përmes aplikacionit “Find My” në iPhone-ët e tyre, transmeton Telegrafi.


Nëse një automjet vidhet me një AirTag brenda, banorët do të jenë në gjendje të gjurmojnë makinën e tyre dhe të punojnë me oficerët e policisë për ta marrë atë.

“Është një pjesë vërtet e mahnitshme e zgjuarsisë”, tha Adams në një konferencë shtypi të dielën.

Apple i shet çipat AirTag duke filluar nga 29 dollarë dhe Adams tha se një organizatë jofitimprurëse në New York ka dhuruar 500 pajisje për t’i shpërndarë falas te banorët.

Departamenti i Policisë së Qytetit të New York-ut ndau një video të dielën duke demonstruar se si banorët mund ta përdorin një AirTag për të mbrojtur automjetet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!

Auto
Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi

Katërcikli me 1,200 kuaj-fuqi

Auto
Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë

Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë

Auto
Shitësit e veturave të përdorura shpesh tentojnë t’ju mashtrojnë: Ja se si të kontrolloni nëse numri i kilometrave në tabelë është i saktë!

Shitësit e veturave të përdorura shpesh tentojnë t’ju mashtrojnë: Ja se si të kontrolloni nëse numri i kilometrave në tabelë është i saktë!

Auto
Çfarë ndodh me rrotën nëse vozisni me frerin e dorës ngritur lartë?

Çfarë ndodh me rrotën nëse vozisni me frerin e dorës ngritur lartë?

Auto
Kalo në kategori