LAJMI I FUNDIT:

Chellini parashikon fituesin e duelit gjysmëfinal mes Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve – por tregon edhe kush me kë luan në finale

Chellini parashikon fituesin e duelit gjysmëfinal mes Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve – por tregon edhe kush me kë luan në finale

Ndeshja gjysmëfinale mes Milanit dhe Interit në Ligën e Kampionëve ka filluar të komentohet shumë në Itali.

Dy skuadra nga Milano do të jenë përballë njëra-tketrës në filim të muajit maj, ndërsa ka shumë parashikime se kush do të kalojë në finale.


Parashikim ka dhënë edhe ish-rivali i tyre i vjetër që luante te Juventusit, Giorgio Chiellini.

Çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Çiftet gjysmëfinaliste dhe orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vë për Inter. Mendoj se zikaltërit kanë një avantazh sepse i shoh më të fortë në këtë lloj ndeshjeje”, ka thënë Chiellini.

Legjenda e Zonjës së Vjetër shtoi ndër të tjera se sipas tij në finale do të jenë Inter dhe Manchester City.

“Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City. Edhe këtu me pak dyshim, sepse gjysmëfinalisti tjetër, Real Madrid, është gjithashtu shumë i fortë”.

“Por, mendoj se herët a vonë Manchester City do të duhet të arrijë finale dhe për këtë arsye unë do të vë bast një euro për finalen e Inter-Manchester City”, deklaroi më tej Chiellini.


Po, ju, kush mendoi se do të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi apo Manchester City, Milani apo Interi? /Telegrafi/