LAJMI I FUNDIT:

Sheikët do ta blejnë Manchester Unitedin dhe do ta dërgojnë Kylian Mbappen në ‘Old Trafford’

Sheikët do ta blejnë Manchester Unitedin dhe do ta dërgojnë Kylian Mbappen në ‘Old Trafford’

Për largimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga PSG është shkruar prej kohësh dhe Real Madridi shihej si destinacioni më i mundshëm i francezit.

Megjithatë, në muajt e fundit, historitë janë zbutur dhe Real Madridi ka kthyer fokusin te disa lojtarë të tjerë, në mesin e tyre edhe Jude Bellingham i Borussia Dortmund.

Pavarësisht kësaj, Mbappe mund të ndryshojë klubin në verë dhe atë me iniciativën e pronarit të PSG-së.


Sheikët e Katarit po përgatiten të blejnë Manchester Unitedin sepse besojnë se me PSG nuk mund t’i përmbushin të gjitha synimet që i kanë vënë vetes.

Menjëherë pas blerjes së klubit, ata duan të sjellin Mbappe në Man Utd, sipas mediave angleze dhe franceze.

Sheikët e Katarit planifikojnë të blejnë Manchester Unitedin dhe të emërojnë Antero Henriquen si drejtor, detyra e të cilit do të ishte të bindë Mbappen të shkojë në Angli, jo në Real Madrid.

Mbappe fiton gjashtë milionë euro në muaj në PSG, gjë që Manchester United, i ndihmuar nga paratë e Katarit, mund t’i japë atij këtë shumë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Lojtari i harruar nga Arteta shkëput kontratën me marrëveshje të dyanshme me Arsenalin

Premier League
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

Mbappe ka vendosur një rekord të zi pas tri ndeshjeve të para në ligë me Real Madridin

La Liga
Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Sancho zbulon arsyen pse u transferua tek Chelsea, ka një mesazh edhe për tifozët e Man Utd

Premier League
Kalo në kategori