LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Votimet në veri po zhvillohen të qeta, problem pamundësia e institucioneve për të garantuar një proces gjithëpërfshirës

Cakolli: Votimet në veri po zhvillohen të qeta, problem pamundësia e institucioneve për të garantuar një proces gjithëpërfshirës
Foto: Arkiv

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, Demokracia në Veprim (DnV), i cili po monitoron zgjedhjet në katër komunat në veri, deklaroi se zgjedhjet në veri deri më tani po karakterizohen me atmosferë relativisht të qetë e që sipas tij është rezultat i mungesës së votuesve kryesisht nga komuniteti serb.

“Dalja e serbëve në votime është fare simbolik me shifra, e madje në disa qendra nuk ka pasur fare dalje.


Sipas Cakollit ky është një dështim për të garantuar gjithpërfshirje të qytetarëve në votime.

“Kjo tregon edhe një herë për mangësitë që ka procesi zgjedhor si dhe pamundësisë së institucioneve tona për të garantuar një proces, i cili do të ishte gjithëpërfshirës, përkatësisht kur do të ofrohej mundësitë në kuptim të situatës së sigurisë që të marrin pjesë edhe votuesit nga radhët e komunitetit serb, të cilët për shkak të presioneve, mungesës së interesimit, por edhe mungesës së kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, të cilën kanë vendosur që të mos marrin fare pjesë në procesin e votimit”, deklaroi Cakolli për Telegrafin.

Cakolli thotë se është vërejtur sidomos në qendrat alternative të votimit, se nuk ka parregullsi.

“Edhe pot ë ketë, problemet mund të jenë të natyrës teknike, si mungesa e energjisë, por policia po detyrohet të ruaj këto qendra nga frika e ndonjë incidenti që më pas do ta komprometonte vet procesin”.

Cakolli u shpreh se në Komunën e Leposaviqit dhe atë të Zveçanit vërehet në afërsi të qendrave të votimit një prezencë e shtuar e njësive të KFOR-it dhe forcave të EULEX-it.

“Mirëpo asnjëra prej këtyre forcave nuk kanë qenë të angazhuara në drejtim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve e cila plotësisht është garantuar nga forcat e Policisë së Kosovës dhe njësive të rregullta. Pra nuk ka njësi special që po garantojnë procesin, por në afërsi të vendvotimeve janë vërejtur vetëm njësitet e rregullta të policisë që është në përputhje me dispozitat ligjore”, ka deklaruar Cakolli/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori