Avokati saudit bën thirrje që Ronaldo të “arrestohet dhe të depërtohet” pas gjestit të shëmtuar, pretendon se është paraqitur padi
Një avokat nga Arabia Saudite pretendon se ka paraqitur një padi që kërkon arrestimin dhe dëbimin e Cristiano Ronaldos nga vendi, pas një gjesti të pahijshëm të bërë pas ndeshjes së Al Nassr ndaj Al Hilal.
Ronaldo, i cili u transferua në dhjetor te Al Nassr shkaku i një page fitimprurëse prej 200 milionë eurosh në vit, bëri një gjest të shëmtuar në paraqitjen e tij të fundit.
Al Nassr, pasi kishte shkarkuar së fundmi trajnerin Rudi Garcia, humbi 2-0 ndaj Al Hilal të Odion Ighalo të martën.
Ylli portugez u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Michael Oliver për një goditje me kokë në stilin MMA ndaj një kundërshtari.
Por, ishin veprimet e tij pas ndeshjes ato që kanë bërë bujë serioze. Jo për herë të parë, Ronaldo iu nënshtrua talljeve brutale të tifozëve në fund të lojës, duke brohoritur emrin e Lionel Messit si provokim ndaj portugezit.
Ai u duk se u përgjigj duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tifozëve vendas – duke i kapur organet gjenitale.
Por, ai tani mund ta gjejë veten në telashe serioze. Nouf bin Ahmed, një avokat që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare, shkroi në Tëitter për të kërkuar që 38-vjeçari të ndëshkohej.
“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turma provokoi Ronaldon, ai nuk dinte si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj. Për këtë çështje do t’i paraqesim një peticion Ministrisë Publike”.
لست متابعة للشأن الرياضي
حتى ولو استفز جمهور الهلال #رونالدو
لم يوفّق في الرد عليهمالسلوك الصادر من #رونالدو يعتبر جريمة
فعل فاضح علني وهي من الجرائم المستوجبة
للتوقيف ، والإبعاد ( الترحيل ) إذا وقعت من أجنبيلذا
سنتقدم بعريضة للنيابة العامة بهذا الشأن pic.twitter.com/qnyDJZJKS0
— Prof. Nouf Bint Ahmed (@NoufPoet) April 18, 2023
Në vijim, avokati pretendon se ka dorëzuar padinë në Ministrinë Publike dhe është zotuar se do ta mbajë publikun “të informuar për rastin”.
“Padia është dorëzuar në PP kundër Cristianos. Ne do t’ju mbajmë të informuar për rastin. Kjo konsiderohet si një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që sjellin arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, përfundoi avokati. /Telegrafi/
تم رفع العريضة للنيابة العامة ضد المدعو #رونالدو وسنوافيكم بالمستجدات
The Lawsuit has been submitted to the P.P. against @Cristiano We will keep you informed of the case
Le procès a été soumis au ministère public contre @Cristiano Nous vous tiendrons au courant de l’affaire https://t.co/bEYZV7fz9i pic.twitter.com/3Npx8apDEM
— Prof. Nouf Bint Ahmed (@NoufPoet) April 19, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Jude Bellingham zbulon arsyen emocionale që qëndron pas numrit që bartë në fanellën e Real Madridit
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'