LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bëri një gjest të turpshëm ndaj fansave pasi ata e provokuan me brohoritjen “Messi, Messi”

Ronaldo bëri një gjest të turpshëm ndaj fansave pasi ata e provokuan me brohoritjen “Messi, Messi”

Cristiano Ronaldo preku organet e tij gjenitale në përgjigje të thirrjeve “Messi, Messi!” që tifozët e Al-Hilal ia kushtuan atij në fund të derbit të ligës arabe që Al-Nassr i CR7 humbi 2-0 .

Ishte një natë zhgënjyese për pesë herë fituesin e Topit të Artë, pasi skuadra e tij humbi pikë vendimtare në garën për titull të Ligës Saudite Pro.


Një dygolësh nga ish-sulmuesi i Manchester United, Odion Ighalo, i cili realizoi festën ikonë të Lionel Messit pasi shënoi të dyja penalltitë, vulosi të tre pikët për vendasit.

Dhe për të bërë edhe më të dhimbshme humbjen, një pjesë e madhe e tifozëve të Al Hilal brenda stadiumit me kapacitet 35 mijë vendesh të këndonin emrin e Messit ndërsa Ronaldo largohej nga fusha.

Ronaldo u ndëshkua pas goditjes në kokë dhe rrëzimit të kundërshtarit në tokë në stilin e një luftëtari të UFC
Lexo po ashtu Ronaldo u ndëshkua pas goditjes në kokë dhe rrëzimit të kundërshtarit në tokë në stilin e një luftëtari të UFC

Në fakt, disa mbështetës madje tundnin fanellat e Messit teksa festonin një fitore të madhe ndaj rivalëve për titull, Al Nassr.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, Ronaldo u shfaq duke iu përgjigjur atyre thirrjeve dhe valëzimeve të fanellave me një gjest të pahijshëm duke mbajtur gjenitalet përpara se të kalonte në tunelin e stadiumit “Blue Jewel”.

Gjesti i turpshëm nga Ronaldo

Reagimi i turpshëm i Cristiano Ronaldos ndaj provokimit të tifozëve të Al-Hilal ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale.

Thirrja pothuajse e zakonshme ‘Messi, Messi, Messi’ është bërë një tipar i rregullt kur Ronaldo luan një ndeshje jashtë fushe në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori