LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Tetovës hap hetim për përdhunimin e 14-vjeçares

Prokuroria e Tetovës hap hetim për përdhunimin e 14-vjeçares

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër një 19-vjeçari për veprën penale përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare, në pajtim me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në njoftimin e Prokurorisë Publike, thuhet se i dyshuari 19-vjeçar ka dhunuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare më 12 prill, në afërsi të tregut afër objekteve të vjetra të Universitetit Shtetëror në Tetovë, duke përdorur forcë dhe kërcënime.


“Ai së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë takuar viktimën në një rrugicë teksa ajo ishte duke ecur drejt tregut. I dyshuari, përndryshe fqinj i saj, e ka tërhequr për krahu drejt në veture të parkuar aty pranë. Personi tjetër e ka hapur veturën, pas së cilës i dyshuari e ka goditur viktimën në fytyrë dhe e ka futur me forcë në karrigen e pasme. Automjeti drejtohej nga një person i panjohur, i cili i ka mbyllur dyert dhe i ka larguar 200 metra, më pas e ka parkuar veturën dhe ka dalë.

I dyshuari dhe viktima kanë mbetur në karrigen e pasme, i cili e ka detyruar vajzën të kryejë akte seksuale duke përdorur forcë.

Më pas ka telefonuar personin e panjohur dhe së bashku me makinën e kanë kthyer viktimën nga vendi ku e kanë marrë. I dyshuari e ka kërcënuar se do ta vriste nëse i tregonte dikujt për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori