Çmimi për një ton miell ka rënë për 30 për qind nga 550 euro sa ishte tonelata tani është 420 euro. Megjithatë, rënie nuk ka pësuar edhe çmimi i bukës. Buka aktualisht në furrat e Kosovës kushton 0.50 euro, por ky çmim nuk do të jetë për shumë kohë, pasi që çmimi i saj pritet të ngritët së shpejti edhe më shumë.
Shtrenjtimi i bukës pritet të ndodhë pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila rriti çmimin e energjisë elektrike në masë prej 15.4 për qind nga 1 prilli.
Për rritjen e tarifave të rrymës, kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu thotë se do të ketë një ndikim negativ te furrtarët, ngase sipas tij kjo ndikon në koston e përpunimit dhe sjellë efekte negative.
Ndërsa, Zjenullahu shton se pas zbritjes së çmimit të miellit, duhet të reflektojnë çmimet edhe në rënien e çmimit të bukës.
“Produktet e grurit kanë pësuar rënie kohëve te fundit, rënie e cila ka reflektuar edhe në çmimin e miellit – çmimi aktual nga 420 euro deri 460 euro – për tonelatë, ndërsa vendi ynë ka një qëndrueshmëri të sasive të grurit. Nuk mendoj që do rritet, përkundrazi presim një rënie te çmimit të bukës duke pasur parasysh çmimin e miellit i cili ka pësuar rënie prej afro 30%, ky çmim duhet te reflektojë edhe në rënie të çmimit të bukës”, është përgjigjur Zejnullahu.
E vendimin për rritje të çmimit të bukës, nuk e mirëpriten as qytetarët. Ata thanë se në krizën financiare në të cilën janë, nuk duhet të ndodhë një rritje e tillë.
Qytetari Vesel Veseli, thotë se një vendim i tillë për rritje të çmimit të bukës është i papërshtatshëm, marrë parasysh buxhetin e familjeve, gjersa shton se Qeveria duhet të marrë masa parandaluese për një rritje të tillë.
“Ky është vendim i papërshtatshëm për shumicën e popullatës tonë, duke marrë parasysh se çfarë buxheti familjarë kanë, andaj Qeveria duhet të marrë masa që t’i shtojnë ndihmat sociale, pensionet, pagat e punëtorëve që janë duke punuar, shërbyeseve civilë dhe jo vetëm të ngritën çmimet e artikujve ushqimorë dhe pagat të mos rriten, nuk është e arsyeshme. Furrtarëve po i’u kushton rryma, që i pjekun ato (bukët) dhe ndikon që ata ta ngrisin çmimin. Sikur mos të kishte qenë rryma me çmim të lartë dhe ata krahas miellit, do ta kishin bërë dhe çmimin e bukës. Mua nuk më pengon, sepse kam të hyra financiare, mirëpo bazohen në shumicën e popullatës, se në çfarë gjendje janë”, u shpreh ai.
Ilmi Beqiri, thotë se kjo rritje e çmimit është interes i furrtarëve, gjersa shton se një ngritje e çmimit të bukës, është e papërballueshme.
“Nuk mundemi ta përballojmë, jo vetëm ne por askush. Po flitet që do të rritet çmimi i bukës dhe i gjërave ushqimore. Nuk e di si do ta përballojë populli, këta janë duke luajtur me popull. Sigurisht kanë diçka interesa të tyre”, tha ai.
Me pagat e dobëta, rritja e çmimeve është e papërballueshme për qytetarët, tha vet qytetari, Bislim Ademi.
“Nuk është e arsyeshme. Pensionet dhe pagat, të gjitha të dobëta. Është e papërballueshme, jo vetëm buka por edhe shumë artikuj ushqimorë”, theksoi ai.
Situata me ngritjen e çmimeve, i duket normale, qytetarit Hashim Thaqi. I kanë shtrenjtuar të gjitha edhe bukën ta ngrisin, veç edhe shpirtin të na marrin dhe nuk ka tjetër, tha ai.
“Tash çdo gjë po më duket normale. I kanë shtrenjtuar të gjitha edhe bukën ta ngrisin, veç edhe shpirtin të na marrin dhe nuk ka tjetër. Shumë normale është kjo për ne, për Kosovën. Çfarë të na bën Qeveria, ashtu është. Këtë qeveri e kemi kërkuar, 51% e kemi votuar dhe duhet të bëjmë siç thonë”, u shpreh ai.
Kosova është përballur me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe invazioni rus në Ukrainë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker