LAJMI I FUNDIT:

Falimenton kanali propagandistik rus RT France

Falimenton kanali propagandistik rus RT France

Ka falimentuar kanali propagandistik që drejtohet nga Kremlini, RT France. Lajmin e ka konfirmuar drejtuesja e drejtuesja e këtij televizioni në Francë, Ksenia Fedorova.

Kanali kishte qenë subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian që nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, e që ishte bllokuar nga Qeveria e Francës në fillim të këtij viti.


“RT France do të likuidohet dhe të gjithë punëtorët do të pushohen nga puna në ditët në vijim”, tha Fedorova.

Në mars të vitit të kaluar, BE-ja ndaloi mediet shtetërore ruse, përfshirë Sputnik dhe Russia Today (RT), të transmetonin propagandën e tyre në Evropë. Sanksionet, megjithatë, nuk i penguan mediet që drejtohen nga Moska të krijojnë përmbajtje dezinformuese.

Edhe një medium pro-Kremlinit i shtohet tregut të medieve në Serbi – Russia Today (RT) fillon punën në gjuhën serbe
Lexo po ashtu Edhe një medium pro-Kremlinit i shtohet tregut të medieve në Serbi – Russia Today (RT) fillon punën në gjuhën serbe

Televizioni rus i propagandës vazhdoi të krijonte, publikonte dhe transmetonte materiale, duke synuar gjithnjë e më shumë audiencën në vendet afrikane frëngjisht-folëse.

Qeveria franceze bllokoi llogaritë bankare të RT France në fillim të vitit 2023 pas vendimit të BE-së për të ngrirë asetet e kompanisë mediatike.

Propagandistët rusë njoftuan në janar 2023 se kanali kishte ndaluar transmetimin në Francë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori