LAJMI I FUNDIT:

Kina kërkon armëpushim dhe më pas të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë

Kina kërkon armëpushim dhe më pas të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti kinez, Xi Jinping i tha presidentit francez, Emmanuel Macron se nuk është në interesin e askujt që të zvarritet lufta në Ukrainë.

Xi tha se “interesi i të gjitha palëve, por edhe të gjithë botës është që të arrihet një armëpushim dhe lufta të përfundoj sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media pas takimit mes liderëve në Pekin.

Një zgjidhje politike është “rruga e vetme dhe e duhur”, për të cilën të gjitha palët duhet të mbajnë përgjegjësi, shtoi lideri kinez, raporton cnn.


Zelensky: Nuk kam marr propozim paqeje nga lideri kinez
Lexo po ashtu Zelensky: Nuk kam marr propozim paqeje nga lideri kinez

Kina tha se është e gatshme të dëgjojë propozimet konkrete të Francës për një zgjidhje politike për luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët të të dyja vendeve, Kina dhe Franca thanë se mbështesin përpjekjet për të rivendosur paqen në Ukrainë, kundërshtojnë sulmet e armatosura ndaj termocentraleve bërthamore dhe objekteve të tjera të lidhura me këto armë ndërsa mbështesin qëndrimin e tyre për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Kina dhe Franca riafirmuan lidhjet dhe shprehën gatishmërinë për të nxitur më shumë zhvillim mbi bazën se të dyja vendet “respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe interesat kryesore të njëri-tjetrit”. /Telegrafi/