LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr i papërmbajtshëm ndaj Barcelonës – Araujo, Kounde dhe Garcia ishin viktima të driblimeve të jashtëzakonshme të brazilianit

Vinicius Jr i papërmbajtshëm ndaj Barcelonës – Araujo, Kounde dhe Garcia ishin viktima të driblimeve të jashtëzakonshme të brazilianit

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit në udhëtim te Barcelona duke qenë vendimtar në kalimin e Los Blancos në finalen e madhe të Copa del Rey apo Kupën e Mbretit.

Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu, Los Blancos mposhtën rivalët e tyre në El Clasico 4-0 në ndeshjen e dytë për të siguruar një vend në finalen e madhe.


Golat e Mbretërve në këtë përballje u shënuan nga Vinicius Jr (45+) dhe het-trik nga Karim Benzema (50’, 58’, 80’).

Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 0-4 Real Madrid: Benzema pothuajse perfekt

Njëri nga më kryesorët dhe më meritorët në këtë triumf të Los Blandos, padyshim se ishte sulmuesi Vinicius Junior, i cili mbylli ndeshjen me një gol dhe një asistim.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra nga sulmuesi anësor brazilian pasi ai dhuroi spektakël në Camp Nou me driblimet dhe lëvizjet e tij të jashtëzakonshme.

@espnfc #realmadrid #viniciusjunior #football #skills ♬ original sound – BigTingz

‘Viktima’ e parë e Vinicius Junior ishte rivali i tij i ashpër, Ronald Araujo, i cili nuk kishte se çfarë të bënte gjatë një aksioni në këndin e majtë të fushës, pasi u driblua ‘keq’ nga një lëvizje mashtruese.

Përveç Araujo, viktimë e lëvizjeve të brazilianit ishte edhe Jules Kounde që u mashtrua nga Vinicius Jr, i cili la topin në mes të këmbëve të tij, duke dalë në një kundërsulm dhe dha një pasim që nuk u konkretizua në gol nga Marco Asensio.

@espnfc 😬 #vinicius #realmadrid #madrid #barcelona #futbol #skills ♬ original sound – tina

Ylli brazilian pati edhe një moment shkëlqimi në fundin e ndeshjes kur ishte në një kundërsulm dhe pas një vrapimi të shpejt me t’iu ofruar zonës, ai bëri një lëvizje të mrekullueshme duke vendosur Benzeman para aktit të kryer dhe ky i fundit vetëm futi topin në rrjetë për golin e fundit.

Me këtë paraqitje, Vinicius Jr vulos edhe një herë se është njëri nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht. /Telegrafi/

@espnfc #viniciusjunior #benzema #realmadrid #barca ♬ chicago – favsoundds

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori