LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri-Itali, marrëveshje 35 milionë euro për përmirësimin e rrjetit energjetik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

Shqipëri-Itali, marrëveshje 35 milionë euro për përmirësimin e rrjetit energjetik në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë

Në Tiranë u nënshkrua sot marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane prej 35 milionë eurosh për investime për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe zëvendësministri i Jashtëm italian, Edmondo Cirielli.


Zv/kryeministrja Balluku deklaroi se marrëveshja e nënshkruar sot kontribuon me investime në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më kritik edhe nën dritën e situatës që preku jo vetëm vendin tonë por mbarë Evropën në vitin 2022 për shkak të krizës energjetike.

Kjo marrëveshje, vuri në dukje zv/kryeministrja Balluku, vjen në kuadër të Konferencës së Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë“, që bëri bashkë, në 2020-ën, partner për të mbështetur Shqipërinë nga tërmeti i nëntorit 2019.

“Kjo mbështetje që do të firmosim sot, përmes një marrëveshje, vjen në kuadrin e Konferencës së Donatorëve, “Bashkë për Shqipërinë”, një konferencë e cila bëri bashkë të gjithë miqtë, partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Shqipërinë për të gjitha dëmet e ndodhura nga tërmeti i nëntorit 2019-ës”, tha Balluku.

“Vetëm para pak ditësh kam qenë në Bruksel për të marrë pjesë në një konferencë të ngjashme në këtë rast, “Bashkë për Turqinë dhe Sirinë” dhe për të thënë të drejtën sigurisht edhe ne si vend kemi kontribuar në mënyrën tonë modeste, por Shqipëria ishte një vend që ndihej i detyruar dy herë, jo vetëm sepse populli turk është një tjetër popull mik, por nga ana tjetër na është kujtuar momenti i vështirë i shkurtit 2020, kur të gjithë partnerët tanë dhe partnerët italianë sigurisht, miqtë tanë italianë dhe të gjithë miqtë e tjerë ndërkombëtarë, na janë gjendur pranë, duke na dhënë një dorë për të dalë nga situata e vështirë që ishte krijuar nga tërmeti i 2019-ës”, shtoi ministrja.

“Për të thënë të drejtën nuk është gjithmonë e rëndësishme shuma financiare me të cilën ti mbështetesh, por është i rëndësishëm kontributi shpirtëror, kontributi social që miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë dhënë në ato momente”, u shpreh Balluku.

Me anë të kësaj marrëveshje, theksoi ajo, shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë euro dhe përmes kësaj huaje do të zhvillohet një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike.

“Duhet të theksoj se përmirësimi dhe modernizimi i sistemit energjetik shqiptar ka qenë objektiv strategjik dhe parësor i qeverisë shqiptare, duke nisur nga viti 2013. Vëmendje të veçantë i është kushtuar sistemit të shpërndarjes, i cili është ai që ndikon direkt në jetën e qytetarëve. Padyshim prodhimi dhe transmetimi janë dy kolona shumë të rëndësishme dhe kryesore të sistemit energjetik, por ama përdoruesi, familjari, abonenti apo edhe bizneset janë të lidhur direkt në rrjetin e shpërndarjes dhe është ajo çka ata kuptojnë konkretisht dhe janë të prekur’, tha Balluku.

Ajo vuri në dukje se përmirësimi i sistemit energjetik ishte objektiv kryesor i qeverisë që prej vitit 2013.

Ministrja u shpreh optimiste për vitin 2023 jo vetëm për shkak të një stabiliteti të çmimit të energjisë në bursa, por edhe situatës në kaskadën e Drinit.

“Megjithatë ne duam të shpresojmë, pavarësisht se energjia është një treg i pa parashikueshëm tashmë, duam të shpresojmë që viti 2023 do jetë një vit më i qëndrueshëm. Një vit ku trendi është në rënie, i çmimeve, ka prej kohësh që është stabilizuar si çmim për megavatorë, por nga ana tjetër shpresojmë për shkak të kushteve atmosferike dhe situatës së favorshme që kemi në kaskadën e Drinit, viti 2023 të jetë një vit i qëndrueshëm ku ne të kemi mundësi që të rrisim kapacitetet financiare për investime në fushën energjetike”, tha ajo.

Balluku shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë me qeverinë italiane për përballimin e krizave, që sipas saj nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me energjinë, por duke nisur nga emergjencat civile apo edhe shkëmbimin e eksperiencave.

“Transferimi i dijes, që krijon kapacitete njerëzore shpesh herë është shumë më i vlefshëm dhe pala italiane gjithmonë këtë e ka bërë me bujari dhe unë dua të gjej rastin sot që ta vlerësoj. Ne jemi gjithmonë të mbështetur nga ekspertë italianë në fusha të ndryshime të pushtetit vendor edhe atij qendror dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë pasi me të vërtetë marrëveshjet financiare janë të rëndësishme, por ngritja e kapaciteteve njerëzore prevalon shpeshherë, në kohë të vështira si këto, ku gjithë Europa pas pandemisë sot është në një lëvizje të fortë demografike përsa i përket profesionistëve dhe krahut të lirë të punës”, u shpreh Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori