LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takon Bislimin, Ali Ahmeti në rezidencë – fotografi nga Ohri para nisjes zyrtare të takimeve

Lajçak takon Bislimin, Ali Ahmeti në rezidencë – fotografi nga Ohri para nisjes zyrtare të takimeve

Ohri, ky qytet turistik i Maqedonisë së Veriut sot do të jetë vendtakim i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar.

Po ashtu, në rezidencën në Ohër ku do të mbahet takimi në orët e mëngjesit janë parë duke biseduar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.


Bislimi është parë duke biseduar edhe me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak para nisjes zyrtare të takimeve.

Telegrafi gjatë ditës së sotme do të ju informojë për të rejat më të fundit gjatë zhvillimit të takimeve atje.

Ndryshe, sot në ora 10:00 në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të nisin takimet.

Delegacioni i Kosovës në Ohër, Kurti takon Ali Ahmetin para takimeve zyrtare
Lexo po ashtu Delegacioni i Kosovës në Ohër, Kurti takon Ali Ahmetin para takimeve zyrtare

Temë diskutimi do të jetë aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin propozim Kurti dhe Vuçiq u pajtuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi.

Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. /Telegrafi/

I dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak /Foto: Ridvan Slivova
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi /Foto: Ridvan Slivova
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti /Foto: Ridvan Slivova
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi /Foto: Ridvan Slivova
Rezidenca e takimit në Ohër /Foto: Ridvan Slivova/
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti /Foto: Ridvan Slivova/
 I dërguari i Be-së Bashkimit Evropian (BE), Lajçak /Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova