LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Në Greqi arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili vuante dënimin me burg, por pasi kishte marrë leje për t’u larguar për disa ditë tre muaj më parë, nuk u kthye në burg, u arrestua në pjesën qendrore të Peloponezit pasi kreu një vjedhje në një shtëpi së bashku me një tjetër personi.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me dosje “të pasur” penale në Greqi, mediat greke se ai ka marrë pjesë në rrëmbimin e pronarit të anijeve, Pericles Panagopoulos, në janar të vitit 2009.

Siç njoftoi policia greke, dy shtetas të huaj tashmë të arrestuar, mëngjesin e djeshëm kanë hyrë me forcë në një shtëpi në komunën e Tripolit në Peloponez, nën kërcënimin me armë (kopje) dhe thikë dhe me përdorimin e forcës kanë sulmuar tre persona, i kanë lidhur, kanë marrë një sasi të madhe parash dhe bizhuteri dhe më pas janë larguar.


Njëri është arrestuar menjëherë, ndërsa tjetri fillimisht ka arritur të arratiset, por pas aksionit të organizuar të policisë është gjetur në një zonë malore.

Të dy akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje, falsifikim, falsifikim certifikatash, shkelje të ligjit për armëmbajtjen, ndërsa 45-vjeçari akuzohet edhe për arratisje nga burgu.

Të arrestuarit kanë përdorur një veturë që e kishin marrë hua, ndërsa përdornin targa të vjedhura, përcjell TV21. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur armë, si dhe një letërnjoftim dhe patentë shoferi, të falsifikuar nga Kroacia.

Të dyve iu gjetën paratë dhe bizhuteritë e vjedhura.

“Siç u konstatua, 45-vjeçari i arrestuar ka shkelur kushtet e lejes së daljes që i është dhënë nga Drejtoria e Burgjeve nga data 25 janar 2024”, tha policia greke.

Sipas raportimeve të mediave, njëri nga të arrestuarit është shqiptar, ndërsa tjetri shtetas i Maqedonisë së Veriut, 45-vjeçar, i cili vuan dënimin me burg për grabitje bankash në Greqi, që i ka kryer më shumë se dhjetë vite më parë, ndërkaq emri i tij përmendet edhe në rrëmbimin e një pronari anijesh greke 15 vite më parë./

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
U bë viral duke bërë ushtrime fizike në seancë të Kuvendit, Kokaj:

U bë viral duke bërë ushtrime fizike në seancë të Kuvendit, Kokaj: "Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”

Lajme
Kalo në kategori