Ndalohet shoferi nga Suedia, voziti 175 km/h në rrugë ku shpejtësia maksimale ishte 80

policia mk policia mk
MPB Maqedoni njofton se dje (27.08.2026), rreth orës 16:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë kanë bërë verifikimin e automjetit të udhëtarëve “Volksvagen”, me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga M.S. (39) nga Suedia.
"Gjatë verifikimit të kryer përmes sistemit “Safe City”, është konstatuar se M.S. ishte i evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, gjegjësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë".
"M.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
37 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































