Drejtori i Interit, Marotta shpreson të takohet me Milanin në finalen e Ligës së Kampionëve
Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta shpreson që Nerazzurrët do të përballen me rivalët e qytetit, Milanin, në finalen e Ligës së Kampionëve, por këmbëngul se ata ‘shikojnë të ardhmen me optimizëm pavarësisht nga kundërshtari’.
Marotta ka folur për La Gazzetta dello Sport pas barazimit 0-0 kundër Portos, i cili i lejoi Interit të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet.
Milani dhe Napoli gjithashtu janë kualifikuar, kështu që kjo do të thotë se Nerazzurrët dhe Rossonerët mund të çiftohen së bashku në shortin e së premtes.
Marotta beson se takimi me Milanin në fazën tjetër do të ishte i mirë për Interin.
“Jemi të lumtur që jemi këtu dhe duam të vazhdojmë. Derbi do të ishte emocionues. Të gjithë do të flisnin për të dhe do të ekspozohej në mbarë botën, por do të ishte edhe më mirë të luanim derbin në Stamboll në finale”.
“Kjo do të ishte vërtet historike. Do të doja t’i them Milanit, do të shihemi në finale”.
“Pavarësisht nëse është Milani apo ndonjë klub tjetër, gjëja më e rëndësishme është të jesh në formë dhe të shkosh në ndeshje pa lëndime. Skuadra që kemi na lejon të shikojmë të ardhmen me optimizëm pavarësisht kundërshtarit”, ka thënë Marotta.
Nerazzurrët fituan dy derbi nga tre këtë sezon, por u eliminuan dy herët e fundit kur u takuan me rivalët e tyre të qytetit në Ligën e Kampionëve, më 2003 dhe 2005.
Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon do të jenë tre klube të Serie A dhe katër trajnerë italianë, një rezultat që dëshmon se futbolli italian është ende i gjallë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas rigoN, edhe juanflatroo konfirmon largimin nga ekipi
Xabi Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën
Shpërbëhet Guild Eagles, largohen nga organizata Guild - edhe rigoN njofton largimin nga ekipi
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona