LAJMI I FUNDIT:

Vetura e re elektrike nga Volkswagen do të kushtojë më pak se 25 mijë euro

Vetura e re elektrike nga Volkswagen do të kushtojë më pak se 25 mijë euro

Vetura e re elektrike “për të gjithë” nga Volskwagen, do të kushtojë më pak se 25 mijë euro

Volkswagen planifikon që në treg të plasojë dhjetë vetura të reja elektrike deri në vitin 2026, por një prej tyre do të kushtojë më pak se 25 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Fjala është për modelin që do të paralajmërohet me konceptin VW ID.2all, që tregon se bëhet fjalë për veturën kompakte elektrike të dedikuar për masën, ashtu siç kishte vepruar dikur hatchbaku kompakt Golf me motorët SUS, që janë dëshmuar si shumë të suksesshëm.

Pak detaje janë zbuluar në prag të zbulimit të konceptit ID.2all, por në VW kanë konfirmuar se është në përgatitje të modelit “hyrës” ID.1 që do të përdor platformën e re MEB për veturat elektrike.

Të njëjtën platformë Volkswagen Groupo do ta përdorë edhe në modelet si Cupra Urban Rebel, dhe kështu ID.2all do të ketë të njëjtën bazë.

Me konceptin e ID.2all në segmentin e veturave kompakte, Volkswagen paralajmëron veturën e parë elektrike nga VË për të gjithë. Çmimi fillestar do të jetë më pak se 25 mijë euro. /Telegrafi/