LAJMI I FUNDIT:

Ramadani pas barazimit me Prishtinën: Enea bëri punën e vet, fajtor ishte edhe Debatik Curri

Ramadani pas barazimit me Prishtinën: Enea bëri punën e vet, fajtor ishte edhe Debatik Curri

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij kishte frymën kundër në të dyja pjesën kundër Prishtinës.

Gjilani dhe Prishtina kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri i gjilanasve, Ramadani ka lavdëruar portierin e tij Enea Koliqi, ndërsa ka shtuar se fryma ishte kundër ekipit të tij.


Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe
Lexo po ashtu Gjilani dhe Prishtina ndahen në paqe

“Enea bëri punën e vet. Gjatë lojës nuk kishte punë të madhe. Ne kishim frymën kundër si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Pasi në pjesën e dytë ktheu kahe dhe na pengoi si në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht trajneri i Gjilanit.

“Një tjetër faj i vë Debatik Currit, me të cilin thuajse kemi kaluar 12 orë së bashku. Tre herë që ndërrova strategji, tre herë u kundërpërgjigj. Shpresoj që ai të ketë rastin të udhëheq një ekip si trajner i parë”.

Curri pas barazimit me Gjilanin: Nuk patëm fat
Lexo po ashtu Curri pas barazimit me Gjilanin: Nuk patëm fat

“Prishtina ka një lojë cinike dhe ne është dashur të jemi të kujdesshëm dhe u pajtuam më mirë me një barazim sesa me një humbje”.

“Sot mbaruam ndeshjen kundër Prishtinës dhe në ditët në vijim të punojmë për ndeshjet e ardhshme, fillimisht në mesjavë në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Trepçës ’89, ku kemi objektivin e më pas edhe ndaj Dritës”, përfundoi Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori