LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përmbys rezultatin e Dortmundit dhe vazhdon në çerekfinale

Chelsea përmbys rezultatin e Dortmundit dhe vazhdon në çerekfinale
(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së garës elitare për klube.

BVB kishte fituar me rezultat minimal prej 1-0 në Signal Iduna Park, mirëpo Blutë përmbysën gjithçka në Londër (2-0), ashtu që vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.


Joao Felix e Kai Havertz patën mundësitë e tyre në minutat e para, derisa Marco Reus rrezikoi nga gjuajtja e lirë në anën tjetër. Havertz vazhdoi të ishte i rrezikshëm duke e goditur shtyllën, ndërsa një gol iu anulua për pozitë jashtë loje.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 43-të. Raheem Sterling pranoi një top në zonë dhe nuk arriti të godasë në tentativën e parë, por e rimori topin, krijoi hapësirë dhe u tregua i saktë.

Në fraksionin e dytë, u akordua penallti në favor të vendasve. Kai Havertz e mori përgjegjësinë dhe dështoi në tentativën e parë. Mirëpo, gjyqtari kërkoi që të riekzekutohej njëmbëdhjetëmetërshi dhe kësaj radhe gjermani ishte i saktë (53’).

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Me gjithë rastet dhe përpjekjet e mysafirëve, deri në fund nuk u shënuan gola të tjerë. Në këtë mënyrë, Chelsea u bë skuadra çerekfinaliste, derisa Borussia Dortmundi u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e të tetës së finales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori